Kovaçevski takoi Macronin: Presidenti francez mbështet integrimin evropian të RMV-së

    “Presidenti i Francës, Emanuel Macron, në takimin e parë të Bashkësisë Politike Evropiane në Pragë, edhe një herë e konfirmoi mbështetjen e Francës për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”.

    Kështu ka shkruar në rrjetet sociale kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovapevski. Në postim në Facebok Kovaçevski ka shkruar se “dita e sotme shënon fillimin e një bashkëpunimi më intensiv në nivel të Evropës si kontinent, por edhe më gjerë”.

    Kovaçevski kryeson delegacionin qeveritar, në të cilin janë ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Bujar Osmani dhe Lupço Nikolovski, të cilët sot në Pragë me ftesë të kryetarit të Këshillit Evropian Sharll Mishell dhe kryeministrit çek Petr Fiala marrin pjesë në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian. Në forum marrin pjesë liderët e 44 vendeve – 27 anëtarët e BE-së, vendet e Ballkanit Perëndimor, Zvicra, Norvegjia, Islanda, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Turqia dhe Ukraina, si dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    Siç njoftoi më parë kryeministri Kovacevski në Facebook, fokusi i seancave të sotme me liderët në Evropë është ekonomia, energjia, siguria, mbrojtja e mjedisit, por më e rëndësishmja bashkimi për të zbutur pasojat e krizës më të madhe në botë që kujtojmë në historinë e re.

    “Vetëm të bashkuar mund të përballemi me sfidat e mungesës së energjisë dhe ushqimit”, shkroi Kovaçevski në Facebook./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Biznesi në RMV: Kërkojmë mbështetjen e Qeverisë dhe masa kundër rrymës së shtrenjtë

    Lajmi i rradhës

    Sali: Vetëm kryeministri mund të vendos për zëvendësimin tim

    Lajme tjera

    GËZUAR BAJRAMIN!

    GËZUAR BAJRAMIN NGA REDAKSIA E NISTORI.COM BAJRAMI I KURBANIT Kurban Bajrami (arabisht: عيد الأضحى‎ ʿīd al-aḍḥā, turqisht: Kurban Bayramı, sq. “Festa e Flijimit”)…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë