Kuvendi konstatoi dorëheqjen e Goran Milevskit

    Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në seancën e sotme të 88-të parlamentare, ka konfirmuar dorëheqjen e ministrit aktual të Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski. Fillimisht seanca ishte caktuar për në orën 11:00, por për arsye teknike u shty dy herë dhe më pas filloi në orën 16:00.

    Xhaferi ka bërë të ditur se Milevski nuk do ta shpjegojë dorëheqjen e tij, të cilën e ka dorëzuar më 20 shtator, për arsye personale.

    Për të folur proceduralisht thirri koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski. Ai reagoi dhe e pyeti Xhaferin se si mund ta plotësonte seancën me pika të reja të rendit të ditës kur ajo tashmë ishte e caktuar.

    Kryetari i Kuvendit gjatë seancës së sotme gjithashtu ka njoftuar se Qeveria ka tërhequr edhe amendamentet e Ligjit për efikasitet energjetik.

    Gjithashtu deputetët dhanë mbështetjen e tyre për ndryshimet në ligjet për mbrojtjen e fëmijëve dhe për mbështetjen financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve për t’u përballur më lehtë me krizën energjetike./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    TELEVIZORI

    Lajmi i rradhës

    Erdoganin e kritikojnë për lidhjen e vdekjes së minatorëve me “fatin”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë