Mickoski nuk pranon duel me Arsovskën, thotë se e ndjekë nga afër punën e saj

    Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka numër të mjaftueshëm të dueleve në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe nuk ka nevojë të shkoj në duel me të, deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve Komunën e Jegunocës.

    “Vlerësoj se ne liderët e të dyja palëve jemi përgjegjës për të ofruar atë që u nevojitet qytetarëve dhe në atë nivel i bëj thirrje Kovaçevskit që të dalë para qytetarëve për të debatuar. Kur Arsovska ka diçka për të thënë, mendoj se këtë e bën jashtëzakonisht frytshëm në seancat e Këshillit të Qytetit të Shkupit së bashku me këshilltarët. Mendoj se është vendi i duhur ku ajo duhet të shfaq kapacitetet e saj debatuese”, tha Mickoski.

    I pyetur nëse do ta pranonte sfidën e deputetit të BDI-së, Izet Mexhiti, i cili tha se do të votonte “për” nëse do të kishte interpelancë për zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi, Mickoski theksoi se kjo është “një mundësi e mirë për një ndryshim të plotë të qeverisë”.

    “Unë do t’i përgjigjem kësaj sfide vetëm me një kundërsfidë, le të votojmë të gjithë së bashku 61 për shpërndarjen e Kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, shtoi Mickoski.

    I pyetur për emërimin e drejtorëve të rinj të ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit, të cilët publikisht u identifikuan si kuadro të BDI-së, Mickoski tha se për këtë duhet të përgjigjet kryetarja Arsovska.

    Lajmi Paraprak

    Ndihmoi të arratisen dy persona, edhe gjashtë muaj burg për Aleksandar Vasilevski – Ninxhan

    Lajmi i rradhës

    Si të pastroni enët metalike të kuzhinës me metoda natyrale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë