Mickoski tregon pyetjen e referendumit, javën e ardhshme do të fillojnë me mbledhjen e nënshkrimeve

    Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së sonte ka miratuar pyetjen e referendumit. Pyetja për referendumin, të cilin partia opozitare maqedonase do ta propozojë të jetë i obligueshëm, do të jetë:

    “A jeni për heqjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, i publikuar në Gazetën Zyrtare të datës 18 janar 2017?

    Në konferencë për media, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se partia e tij e përkrah integrimin në BE, por nuk e përkrah asimilimin dhe deformimin e identitetit.

    “Komiteti Ekzekutiv mori vendim për iniciativën qytetare për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum. Javën që vjen do të mbledhim të paktën 100 nënshkrime të kualifikuara për të dorëzuar iniciativën në Kuvend. Pas miratimit do të fillojnë afatet për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum të detyrueshëm”.

    “Pyetja e referendumit do t’i referohet Marrëveshjes me Bullgarinë e nënshkruar nga Zaev. Kjo është rrënja e problemit. VMRO-DPMNE do të bëjë thirrje për votim “po” për këtë çështje. Autoritetet duhet të lejojnë popullin të shprehet”, tha Mickoski.

    Lajmi Paraprak

    Qeveria e RMV-së pret që vendi për tetë vite të bëhet pjesë e BE-së

    Lajmi i rradhës

    Shteti që jeton me borxhe!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë