Ministria e Punëve të Jashtme i fton qytetarët të mos udhëtojnë drejt Rusisë

    Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së njofton se ende vlen thirrja e tyre për qytetarët, që të mos udhëtojnë drejt Rusisë, thirrje kjo e publikuar më 28 shkurt të këtij viti, që kur u vendosën masat kufizuese ndaj Moskës, si përgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë.

    Nga MPJ u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që planifikojnë vizitë në Federatën Ruse në periudhën e ardhshme, të përmbahen nga udhëtimi në të.

    Nga MPJ theksojnë se për mbështetjen e qytetarëve të vendit që ndodhen në Rusi janë në dispozicion numrat e telefonit në Ambasadën tonë: + 74 99 124 33 57 (telefon fiks) dhe + 79 58 643 34 63 (celular). si dhe e-mail adresat: [email protected] dhe [email protected].

    Po ashtu, qytetarët tanë mund të kontaktojnë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në numrin e telefonit +389 75 273 732 dhe në adresën elektronike: [email protected]./Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Bekteshi: Kazinotë, bankat dhe minierat nuk do të mbështeten me masat e reja anti-krizë

    Lajmi i rradhës

    Rashidi: ASh vazhdon të jetë parti opozitare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë