Rashidi: ASh vazhdon të jetë parti opozitare

    “Aleanca për Shqiptarët vazhdon të veprojë si opozitë. Partia nuk ka diskutuar për hyrje të mundshme në qeveri, nëse diçka merret si ofertë, organet partiake mund ta diskutojnë dhe ta shqyrtojnë. Përderisa nuk ka një gjë të tillë, është spekulim i pastër”.

    Këtë e deklaroi sot deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi, në lidhje me hyrjen e ASH-së në Qeveri.

    “Aleanca për Shqiptarët vazhdon të veprojë si opozitë. Aktualisht jemi të angazhuar në strukturimin e partisë kudo që jetojnë votuesit tanë. Kjo është më e rëndësishmja për momentin”, tha Rashidi.

    Ai gjithashtu në konferencën për shtyp akuzoi se zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe drejtorin e ndërmarrjes së “Rrugëve Shtetërore” Ejup Rustemi, se ia dhanë tenderin për mbikëqyrjen e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10 “Konsorciumit IGH” nga Zagrebi, në pronësi të oligarkëve rusë të afërt me Vlladimir Putinin dhe FSB-në ruse, por siç tha, “për fat të mirë kontrata dështoi sepse “Instituti IGH” nuk depozitoi në kohë garancinë bankare të parashikuar në marrëveshje”.

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Punëve të Jashtme i fton qytetarët të mos udhëtojnë drejt Rusisë

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut nuk pret valë refugjatësh nga Rusia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë