Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka asnjë paralajmërim për ikjen e punonjësve shëndetësor në Serbi

    Fotografia: Nistori

    Pas informacioneve se personeli mjekësor nga vendi do të ikë për në Serbi nga shtatori, kanë reaguar nga Ministria e Shëndetësisë, prej ku thonë se tani për tani nuk ka paralajmërime të tilla.

    Në një prononcim për TV21, prej atje thonë se “deri te shërbimet profesionale pranë Ministrisë së Shëndetësisë deri në këtë moment nuk ka mbërritur asnjë njoftim nga institucionet shëndetësore publike lidhur me një paralajmërim të këtillë për ikjen e punëtorëve shëndetësorë në Serbi”.

    “Me qëllim të motivimit të të punësuarve në shëndetësi dhe në drejtim të parandalimit të ikjes së kuadrove, që është duke u zhvilluar në suaza botërore, në proces janë më shumë aktivitete për përmirësimin e statusit të tyre, cilësisë së edukimit dhe kushteve në të cilat punojnë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Ndryshe, sot mediat serbe raportuan se Serbia pret mijëra punëtorë nga Maqedonia dhe Shqipëria, me të cilët do ta plotësojë mungesën e personelit në tregun vendor të punës.

    Mediat njoftuan se përmes mundësisë së dhënies së lejeve të punës të njohura në tre vendet e nismës “Ballkani i Hapur”, Beogradi parashikon që mijëra zejtarë, punëtorë sezonal, por edhe personel mjekësor do të zgjedhin Serbinë për shkak të kushteve më të mira dhe pagave më të larta./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Hesse: Nëse për lumturinë tënde të duhet leja e dikujt tjetër, je vërtet i shkretë

    Lajmi i rradhës

    Në Tabanoc kapet stoli ari me vlerë gati 19 mijë euro, ishin fshehur nëpër pampersa

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë