Në Tabanoc kapet stoli ari me vlerë gati 19 mijë euro, ishin fshehur nëpër pampersa

    Dogana e Serbisë, në bashkëpunim me policinë, dje në Vendkalimin Kufitar “Preshevë” me Maqedoninë e Veriut, ka parandaluar tentimin e dy udhëtarëve që me “pampers” pelena të kontrabandojnë përmes kufirit bizhuteri ari, që vlerësohet të jetë më shumë se 2,2 milionë dinarë (18.752 euro).

    Siç kumtoi Drejtoria Doganore, kundërvajtja është konstatuar kur një automjet “Volksvagen Pasat” me targa zvicerane, në të cilën çifti i ri bashkëshortor ka qenë duke udhëtuar nga drejtimi i Maqedonisë së Veriut për në Zvicër, është veçuar për këqyrje të detajuar në hyrje të këtij Vendkalimi Kufitar të Serbisë.

    “Ndonëse ata thanë se nuk kishin asgjë për të denoncuar, doganieri gjatë kontrollit të automjetit ka gjetur çantë para ulëses së bashkëpasagjerit, në të cilën ndër të tjera kishte edhe një paketë të pahapur me pelena. Pesha e tij e pazakontë ngriti dyshimet se diçka fshihej brenda, gjë që shumë shpejt doli të ishte e vërtetë, pasi në disa pelena u gjetën disa kilogramë gjerdan dhe byzylykë floriri me dukat “Franz Josef”, si dhe zinxhirë dhe unaza”, kumtuan nga Dogana.

    Meqenëse vlera e bizhuterive të zbuluara kalon një të tretën e vlerës së automjetit, me vendim gjyqësor, përveç arit, përgjithmonë është konfiskuar edhe automjeti në vlerë mbi një milion dinarë.

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka asnjë paralajmërim për ikjen e punonjësve shëndetësor në Serbi

    Lajmi i rradhës

    Bastisje në Shkup për organizimin e lojërave të fatit pa licencë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë