Musa Xhaferi: Ose të largohet Artan Grubi, ose lufta në BDI do të eskalojë

    Musa Xhaferi ka folur në lidhje me përçarjet brenda BDI-së. Në një deklaratë për “Sloboden Peçat”, ai tha se “nëse zv.kryeministri Artan Grubi nuk jep dorëheqje nga pozitat e tij në pushtetin ekzekutiv, lufta në BDI do të eskalojë”.

    Xhaferi theksoi se edhe disa ministra tjerë të BDI-së duhet të japin dorëheqje, ose të ndryshohen nga kryetari i partisë, përcjell Nistori.

    “Artan Grubi, të paktën nëse i ka parë pakënaqësitë në parti, ai duhet vetë të largohet nga postet e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Sistemit Politik. Përveç tij, edhe ministra të tjerë duhet të japin dorëheqje nga postet e tyre ose të zëvendësohen nga Ahmeti. Përndryshe do të ketë luftë politike në BDI”.

    “Nëse Ahmeti mendon se kjo mund të zvarritet me takime me degë dhe të zgjasë me muaj, nëse mendon se mund të na mashtrojë, e ka gabim sepse kështu nuk do të zgjidhen problemet. Problemet dhe kërkesat politike në parti nuk mund të zgjidhen me takime me anëtarë të degëve”, thotë Xhaferi.

    Përderisa Xhaferi ka paralajmëruar luftë të hapur nëse nuk ka ndërrim ministrash, Grubi mohon se ka përçarje në BDI dhe thotë se të gjithë janë pas liderit Ahmeti. Për Ahmetin, megjithatë, pakënaqësia e “Grupit të zjarrit” nuk është shqetësuese dhe beson se do të tejkalohet me debat.

    Përderisa Blerim Bexheti dhe Izet Mexhiti nuk zbuluan detaje nga bisedimet me liderin e partisë përveç se mbetën në pozitat për zëvendësimin e ministrave, Musa Xhaferi për “Sloboden Peçat” tha hapur se problemet dhe kërkesat politike në parti nuk mund të zgjidhet me organe dhe kështu të amortizohen pakënaqësitë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BE bie dakord për vendosjen e taksave shtesë për kompanitë e energjisë

    Lajmi i rradhës

    Votohet vazhdimi i gjendjes së krizës në sektorin energjetik, asnjë votë “kundër”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë