Votohet vazhdimi i gjendjes së krizës në sektorin energjetik, asnjë votë “kundër”

    Kuvendi i RMV-së në vazhdimin e sotëm të mbledhjes së 86-të, votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë për ngrohje në Shkup.

    Me 83 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” u votua vazhdimi i afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mungesës së energjisë për ngrohje dhe gjendjes në tregjet e energjisë elektrike, ndërsa me 86 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim”, u votua propozim-vendimi për vazhdimin e afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës në rajonin e Qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë së ngrohjes, mundësisë për shfrytëzimin e lëndëve djegëse alternative dhe gjendjes në tregun e energjisë së ngrohjes.

    Sot nuk u hap debati për pikën e tretë dhe të katërt të rendit të ditës së mbledhjes së 86-të – Propozimi i planit hapësinor të Parkut Kombëtar Pelister 2016-2030 dhe Propozimi i ligjit për ndryshime të Ligjit për Disiplinë Financiare, për shkak të asaj që komisionet amë ende nuk i kanë shqyrtuar ato propozime.

    Vazhdimi i mbledhjes do të caktohet për ditë tjetër.

    Lajmi Paraprak

    Musa Xhaferi: Ose të largohet Artan Grubi, ose lufta në BDI do të eskalojë

    Lajmi i rradhës

    Artan Grubi mundohet ta korrigjojë deklaratën e tij: Ali Ahmetit i duhet populli, popullit i duhet Ali Ahmeti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë