Në Tetovë u hap Njësia projektuese për zbatimin e projekteve për çështjen e romëve dhe grupeve tjera të margjinalizuara

    Sot në Tetovë është bërë hapja solemne e Njësisë projektuese për zbatimin e projekteve për çështjen e romëve dhe grupeve të tjera shoqërore të margjinalizuara.

    Kjo njësi projektuese do jetë në kuadër të Komunës së Tetovës e cila do të merret me realizimin e programit vjetor që ka të bëjë me koordinimin e të gjitha aktiviteteve të pushtetit qendror, të komunës së Tetovës, të shoqatave të ndryshme dhe fondacioneve të cilat përkrahin komunitetin rom, në kuadër të të cilave do të ketë qasje të integruar të implementimit të këtyre politikave dhe programeve.

    Në hapjen solemne mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, i cili theksoi se një njësi e tillë ka qenë e nevojshme, përcjell Nistori.

    “Në kuadër të kësaj njësie do të përpilohet programi vjetor ku do të inkorporohen të gjitha projektet në fjalë si dhe strategjia nacionale për përkrahje të komunitetit rom. Janë të parapara disa pika të rëndësishme në kuadër të programit vjetor të cilin së shpejti do ta miratojmë edhe në Këshillin e Komunës së Tetovës, ka të bëjë me krijimin e kushteve optimale të komunitetit rom në të gjitha pjesët e qytetit, janë identifikuar disa pika kritike”.

    “Një pushtet qoftë qendror apo lokal është i drejtë po aq sa i trajton në mënyrë të drejtë komunitetet të cilat janë të pambrojtura dhe të cilat nuk kanë kapacitet që t’i mbrojnë të drejtat e tyre”, theksoi mes tjerash Bilall Kasami.

    Ai përmendi lagjen “29 Nëntori” afër Lumit Shkumbin, si vend më kritik ku do të intervenohet për të përmirësuar stadardin jetësor për komunitetin rom./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Për shkak të mungesës së buxhetit, Maqedonia e Veriut nuk do të merr pjesë në “Eurovision 2023”

    Lajmi i rradhës

    Rënia e flokëve në vjeshtë – Vitaminat dhe mineralet që ju vijnë në ndihmë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë