Për shkak të mungesës së buxhetit, Maqedonia e Veriut nuk do të merr pjesë në “Eurovision 2023”

    Maqedonia e Veriut nuk do të merr pjesë në “Eurovision 2023”. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski.

    Siç thuhet në njoftim, tarifa e regjistrimit, e cila deri vitin e kaluar ishte rreth 40 mijë euro, nuk ishte paguar dhe këtë vit parashihej që shuma të ishte më e lartë. Nga RTVM sqarojnë se do të ketë ende transmetim nga ngjarja dhe shpresojnë që në vitin 2024 situata të stabilizohet, e më pas Maqedonia të marrë pjesë sërish në garën muzikore.

    “Radiotelevizioni i Maqedonisë e informon opinionin për vendimin e tij për të mos marrë pjesë në Eurovizion vitin e ardhshëm, i cili do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar. Një vendim i tillë është në interesin më të mirë të qytetarëve, duke pasur parasysh rritjen e kostove për shkak të krizës energjetike, të cilat zënë një pjesë të madhe të buxhetit të Shërbimit Publik, si dhe rritjen e tarifës së regjistrimit për pjesëmarrjen në “Eurovision 2023”, e cila deri në vitin e kaluar ishte 39,143.00 euro, ndërsa viti i ardhshëm pritet të jetë më i lartë”.

    “Ky vendim do të mundësojë kursimin e mjeteve që duhet të ndahen për qëndrimin e delegacionit të RMV-së në Liverpool, ku po mbahet Eurosong 2023. Megjithatë, MRT do të transmetojë në shërbimet e saj ngjarjen, dy mbrëmjet gjysmëfinale dhe finalen e madhe. MRT shpreson se situata do të stabilizohet, pas së cilës vendi do të kthehet për të marrë pjesë në Eurovizion në vitin 2024”, thuhet në njoftimin e RTVM-së.

    Maqedonia për herë të parë që nga pavarësia e saj nuk do të merr pjesë në manifestimin më të madh në Evropë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Përfundoi mbledhja e BDI-së, Osmani: Nesër do të merren vendime konkrete

    Lajmi i rradhës

    Në Tetovë u hap Njësia projektuese për zbatimin e projekteve për çështjen e romëve dhe grupeve tjera të margjinalizuara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë