Nënshkruhet marrëveshje me FROTEX-in, e para në gjuhën maqedonase me Komisionin Evropian

    Në Qeverinë e RMV-së pasdite është nënshkruar Marrëveshja për statusin me Agjencinë evropiane për rojë kufitare dhe bregdetare, FRONTEX. Marrëveshja është nënshkruar në gjuhën maqedonase.

    Në emër të BE-së, e ka nënshkruar ambasadori i Republikës Çeke, Jarosllav Ludva, si përfaqësues i Presidencës çeke me Këshillin e BE-së dhe eurokomisaren për punë të brendshme, Ilva Johanson, e cila është pjesë e delegacionit të Von der Leyen, ndërsa nga pala maqedonase ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

    Në nënshkrim morën pjesë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

    “Nënshkrimi i Marrëveshjes për statusin e FRONTEX-it paraqet edhe një hap në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo do të sjellë përfitime praktike përmes përmirësimit të sigurisë kufitare të vendit. Marrëveshja është në gjuhën maqedonase, si dhe në të gjitha 24 gjuhët e BE-së, ndërsa të gjitha versionet gjuhësore janë njëlloj të vlefshme”, informuan paradite nga Delegacioni i KE-së në vend.

    Marrëveshja për menaxhim kufitar, përndryshe e njohur si FRONTEX, ishte bllokuar nga ana e Bullgarisë për shkak të përdorimit të fjalëve “gjuha maqedonase”. Këshilli i BE-së më 13 tetor e miratoi vendimin për nënshkrim të Marrëveshjes për menaxhim kufitar mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, pasi që Sofja në të vërtetë e ngriti veton, duke e lënë formulën gjuha maqedonase të paprekur, siç është rasti për të gjitha vendet e tjera nga rajoni të cilat kanë marrëveshje me agjencinë FONTEX. Marrëveshja më pas u miratua edhe nga ana e Parlamentit evropian.

    Pasi që të hyjë në fuqi FRONTEX-i do të mund të jetë më shumë i involvuar në menaxhimin me kufijtë në Maqedoni të Veriut lidhur me rrjedhat e emigracionit dhe luftës kundër “emigracionit ilegal”. BE-ja konsideron se përforcimi i kontrolleve në kufijtë e Maqedonisë së Veriut do të ndihmojë të përmirësohet siguria në kufijtë e BE-së.

    Lajmi Paraprak

    Sulmohet fizikisht gazetari Zoran Bozhinovski, përfundon në spital

    Lajmi i rradhës

    ShBA-ja synon që vendimi për targat të zbatohet në mënyrë paqësore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë