Sulmohet fizikisht gazetari Zoran Bozhinovski, përfundon në spital

    Mbrëmë në Manastir dy persona me maska e kanë rrahur brutalisht gazetarin Zoran Bozhinovski.

    Ngjarja ka ndodhur para dyerve të ndërtesës së tij dhe ai ka përfunduar në spitalin e Manastirit me hundë të thyer dhe lëndime në kokë, por nuk është shtruar në spital, konfirmoi bashkëshortja e tij Panda Solunçevska, e cila ishte me të gjatë sulmit.

    Bozhinovski pas kurimit të lëndimeve të marra është lëshuar për trajtim shtëpiak, me rekomandim që sot të paraqitet sërish në kontroll.

    “Jam gjallë, me plagë që do kalojnë, familja ime është e shqetësuar dhe e tronditur, qiramarrësit në disa ndërtesa në lagjen time mbrëmë kanë marrë mesazhe kërcënuese. Unë do të vazhdoj në rrugën në të cilën jam prej majit 1999, kur më sfiduan të sillem ashtu siç sillem”, tha Bozhinovski.

    Nga MPB konfirmojnë se ngjarja është raportuar në polici rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme dhe se po punojnë për zbardhjen e rastit.

    Ndërkohë Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Shqiptarët e kanë dënuar dhunën ndaj Bozhinovskit, ndërsa kanë kërkuar që të gjenden autorët dhe porositësit e kësaj ngjarje./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “AGJENDA E GJELBËR”, Nuredini: Realizimin e agjendës duhet ta presim 5 – 7 vitet e ardhshme

    Lajmi i rradhës

    Nënshkruhet marrëveshje me FROTEX-in, e para në gjuhën maqedonase me Komisionin Evropian

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë