Osmani thyen heshtjen për Besmira Ejupin, thotë se është punësuar në MPJ

    Pas disa ditësh heshtje në Ministrinë e Jashtme, për punësimin e ish-prezantueses Besmira Ejupi, Ministri Bujar Osmani, më në fund foli.

    Ai madje konferencën për media e nisi duke thënë se personalisht ka shprehur dëshirë të përgjigjet për rastin e Ejupit, duke ju kërkuar gazetarëve që të mos kenë hatërmbetje me shërbimet të tij përse gjithë këto ditë kanë heshtur.

    Osmani tha se Besira Ejupi është transferuar nga Ministria për Sistem Politik, e nuk është punësuar me konkurs.

    “Pjesërisht është i saktë informacioni, është marrë nga Ministria për Sistem Politikë, por në pozitën bashkëpunëtore në protokoll, që është pozicion fillestar në Ministrinë e Jashtme”, tha ministri Bujar Osmani.

    Shpjegoi se sipas sistematizimit, Ministria ka nevojë edhe për rreth 50 punësime të reja, për shkak të pensionimit të të punësuarve. Hodhi poshtë informacionin se Ejupi është punësuar si këshilltare, e as nuk po përgatitet për konsull.

    “Spekulimet i përgënjeshtruam edhe atëherë dhe ja doli ashtu se as nuk është konsull e as kandidate për konsull, por bashkëpunëtore e re, pozitë fillestare në MPJ sikur edhe çdo pozitë tjetër fillestare. Ja po e them as nuk është kandidate e as nuk do të jetë kandidate deri sa ta jem unë ministër për Punë të Jashtme”, tha Osmani.

    Çështja e Besmira Ejupit u bë aktuale kur qarkulluan informacionet se po mendohej emërimi i saj për konsull në Nju Jork dhe në një rast tjetër kur në të njëjtën kohë ka qenë e angazhuar dhe ka marrë pagë nga Avokati i Shtetit dhe disa komuna, punë nga të cilat në total në një vit ka marrë rreth 12 mijë euro.

    Lajmi Paraprak

    Këto janë pesë shtetet me të cilat RMV ka realizuar më së shumti shkëmbim tregtar

    Lajmi i rradhës

    RMV e blen shtrenjtë rrymën ditën, e shet lirë natën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë