Pendarovski: E ndryshuam emrin për BE-në dhe NATO-n, nëse na lënë të presim atëherë qytetarët do të kërkojnë alternativa tjera

    “Nëse i lëni që të presin me dekada për hyrje në BE, edhe pse i plotësuam të gjitha kushtet, atëherë qytetarët e Maqedonisë nuk do të jenë të kënaqur dhe do të kërkojnë alternativa të tjera”.

    Kjo është përgjigjja e presidentit Stevo Pendarovski para gazetarëve të Polonisë në pyetjen për eurointegrimet e vendit. Ai rikujtoi se bllokada e Bullgarisë është për arsye që nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat europiane, ndërsa tha se Maqedonia është i vetmi vend që për shkak të BE-së dhe NATO-s e ka ndryshuar emrin, dhe përfundimisht BE duhet ta plotësojë pjesën e saj të premtimit.

    Siç tha, i gjithë Ballkani perëndimor duhet të integrohet në BE, për shkak se vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet stabilitet afatgjatë.

    “Ne, me të gjitha kushtet e plotësuar, t’ju rikujtoj se e jemi i vetmi shtet që e ndryshoi emrin për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së, qëllimin për NATO e arritëm, fatkeqësisht për në BE para disa muajsh as nuk mundeshim t’i fillojmë negociatat, është e qartë se qytetarët e Maqedonisë nuk do të jenë të kënaqur dhe do të kërkojnë alternativa nëse i mbani gjatë duke pritur me dekada për në BE”.

    “Ky është shembull i shkëlqyeshëm edhe për rajon, për shtet e tjera, për shkak se në rajonin tonë ka edhe shumë çështje të hapura që duhet zgjidhur sipas shembullit tonë se si i zgjidhim ne çështjet, së pari me Greqinë e pastaj me Bullgarinë”, tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

    Lajmi Paraprak

    Si ndikon klima në qarkullimin global të ujërave

    Lajmi i rradhës

    Tetovari që u sulmua nga qentë endacakë demanton Kasamin: Deklarata skandaloze, tenton ta mbulojë paaftësinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë