Tetovari që u sulmua nga qentë endacakë demanton Kasamin: Deklarata skandaloze, tenton ta mbulojë paaftësinë

    Agron Arifi nga Tetova ka dalë sërish me reagim në lidhje me sulmet nga qentë endacakë ndaj tij. Ai i është përgjigjur kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasami, pasi ky i fundit e akuzoi se deklaratat e tij janë tendencioze dhe se ai ia ka provokuar qentë.

    Arifi tha se deklaratat e Kasamit se “ai i ka provokuar qentë endacakë janë skandaloze”, shkruan Nistori.

    “I revoltuar tej mase nga konferenca e së shtunës nga ana e kryetarit të komunës, e ndjega obligim të reagoj. Deklarata e tij se është i vetëdijshëm për problematin e qenve endacak, por për paaftësinë e tij për ta zgjidhur çështjen u mundua ta mbulojë duke e quajtur reagimin tim si tendencioz, se incizimi është i vërtetë dhe se unë i kam provotuar qentë, është skandaloze. Për t’u bindur ai se me çfarë rreziku përballemi çdo ditë, ua dorëzoj edhe dy video tjera të incizuara nga banorët e lagjes”, tha Arifi.

    Ai gjithashtu tha të gjitha rastet që është sulmuar nga qentë i ka paraqitur në polici, ndërsa shtoi se “me deklaratat e tij Kasami dëshmoi se nuk ka koordinim të brendshëm institucional”.

    “Në konferencën e djeshme të kryetarit, u tha që rasti im nuk është paraqitur në asnjë institucion që është edhe një dëshmi për moskoordinim të brendshëm institucional. Çdo herë që rastin e kam paraqitur në polici, ankesa nuk më është pranuar me arsyen se nuk kam lëndime serioze, mirëpo janë kamerat e sigurisë që mund ta vërtetojnë sa herë jam drejtuar në SPB për ta alarmuar rrezikun”, tha Arifi.

    “Deklarimit nga ana e kryetarit se sulmin nuk e kam paraqitur në komunë e demantoj me procesverbalin nga data 3/10/2022. Pas atij raportimi kam qenë edhe dy herë të tjera në objektin e inspektoratit komunal që të interesohem se çfarë masa janë mara nga ana e tyre për eliminimin e rrezikut”, shtoi Arifi.

    Ndryshe, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ditë më parë theksoi se problemi me qentë endacak nuk është vetëm në Komunën e Tetovës.

    “Ky problem është tepër serioz dhe kompleks me të cilin po përballet i gjithë vendi dhe për të cilin deri më tani nuk ka asnjë strategji shtetërore, siç ka në të gjitha vendet tjera përfshirë edhe vendet fqinje. Është pikërisht mungesa e strategjisë dhe mosbashkëpunimi që e vështirëson përballimin e këtij problemi. Vetë komunat duhet të kërkojnë zgjidhje, pa asnjë ndihmë nga shteti”.

    “Ne si komunë filluam një qasje hap pas hapi dhe seriozisht të merremi me këtë problem, duke hapur edhe një prokurim publik i cili do çlirojë komunën e Tetovës, veçanërisht qytetin nga qentë endacak dhe të rrezikshëm. Ky prokurim ka të bëjnë me kapjen dhe trajtimin e këtyre qenve, në prokurim kushte më të favorshme ka paraqitur shoqata Amos, e cila edhe ka pasur përvoja të këtilla dhe ka dalë e suksesshme në realizim”, theksoi Kasami.

    Theksojmë që në bazë të raportit policor në Tetovë çdo gjashtë ditë një qytetarë kafshohet nga qentë endacak. Ndërsa Komuna e Tetovës paguan 300 euro për një qen që e trajton shoqata Amos Pet. Sipas tyre deri më tani janë larguar rreth 40 qenë endacakë nga qyteti, por komuna arsyetohet me atë se qentë endacak sillen në Tetovë nga qytete tjera./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: E ndryshuam emrin për BE-në dhe NATO-n, nëse na lënë të presim atëherë qytetarët do të kërkojnë alternativa tjera

    Lajmi i rradhës

    Banka Botërore: RMV e goditur nga korrupsioni, kriza në Ukrainë vetëm se e rrit inflacionin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë