Pendarovski: Kriza është mundësi për të forcuar arkitekturën energjetike

    “Kriza është edhe mundësi për të forcuar arkitekturën tonë energjetike duke investuar në sigurinë afatgjate energjetike, qasshmërinë dhe qëndrueshmërinë”, deklaroi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në hapjen solemne të “Ditët e grupit EVN-së”.

    Duke folur për krizën energjetike, qëndrueshmërinë mjedisore dhe sigurinë energjetike, presidenti Pendarovski vlerësoi se si një ekonomi e vogël dhe e hapur me varësi të madhe energjetike, Maqedonia e Veriut është e cenueshme ndaj këtyre proceseve. Sipas Pendarovskit, sistemi energjetik i Maqedonisë së Veriut nuk prodhon mjaftueshëm energji elektrike për nevojat e veta dhe ai përmendi nivelin e ulët afatgjatë të investimeve në kapacitete energjetike, rritjen e pandalshme të kërkesës për energji elektrike në epokën digjitale dhe zakonet e paqëndrueshme energjetike të disa qytetarë si arsye.

    Nga Kabineti i presidentit informojnë se ai ka përcjellë pikat kryesore të planit të Qeverisë për përballjen me krizën – importin urgjent të resurseve të nevojshme, rritjen e prodhimit vendor dhe uljen e konsumit.

    “E vetmja mënyrë për t’i tejkaluar këto sfida është nëse jemi të gjithë së bashku, dhe bashkëpunimin me EVN Maqedoni, e konsideroj të rëndësishëm si kurrë më parë. EVN Maqedoni është hallkë kyçe në sistemin energjetik të Maqedonisë së Veriut dhe është një nga investitorët, punëdhënësit dhe taksapaguesit më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut”, tha Pendarovski.

    Në fjalën e tij, presidenti theksoi edhe mbështetjen që kompania ofron për realizimin e disa projekteve./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Polemika pas refuzimit të nismës për referendum

    Lajmi i rradhës

    Udhërrëfyesi i saktë për trajtimin e temperaturës së lartë sipas moshës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë