Reagon Ambasada Amerikane për kërkesën e Ruskovskës: Janë çështje të organeve të brendshme shtetërore

    Ambasada e SHBA-së në Maqedoni ka reaguar pas kërkesës së prokurores Vilma Ruskovska në lidhje me përplasjet e saj me drejtorin e Policisë Financiare, Arafat Muaremi.

    Nga Ambasada Amerikane thonë se ata kanë investuar në promovimin e sundimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut dhe i mbështesin përpjekjet e autoriteteve dhe gjyqësorit për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie tek institucionet dhe brenda në to.

    “Duket se ky çështje është një proces i vazhdueshëm dhe është çështje që duhet ta zgjidhin organet kompetente”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

    Ndryshe, kryetarja e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHP PKOK), Vilma Ruskovska, u bëri thirrje të gjitha institucioneve kompetente në vend, por edhe të gjitha institucioneve dhe ambasadave ndërkombëtare, para së gjithash Ambasadës Amerikane dhe Zyrës së BE-së, “që njëherë e përgjithsmonë të kontrollohen të gjitha faktet dhe të sqarohet se kush në këtë vend lufton kundër krimit dhe kush e kryen krimin”.

    Në reagimin me shkrim pas konferencës së djeshme të drejtorit të Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi, Ruskovska theksoi se është i tmerrshëm presioni ndaj prokurorëve të PTHP PKOK nga një person i emëruar nga Qeveria, si dhe ndërhyrja në lëndën e PTHP PKOK, e cila është rreptësisht e ndaluar konform Ligjit për Prokurorinë Publike.

    “Maqedonia nuk është as diktaturë, as monarki. Në Maqedoni nuk guxon të sundojë vullneti i disa funksionarëve aktualë apo të mëparshëm që prokurorët të mbyllin sytë para çdo krimi qoftë edhe në nivelet më të larta të pushtetit”, tha Ruskovska në reagimin e saj./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Komisioni për Sëmundje Infektive nesër do ta shqyrtojë gjendjen aktuale me Covid

    Lajmi i rradhës

    Policia ia konfiskon “BMW-në” tetovarit që shkaktonte zhurmë nëpër qytet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë