Policia ia konfiskon “BMW-në” tetovarit që shkaktonte zhurmë nëpër qytet

    Qendra e Tetovës/Fotografia: Nistori

    Policia e Tetovës ka konfiskuar një veturë të tipit BMW me targa të Zvicrës pasi shoferi 23-vjeçar me banim të përkohshëm në Zvicër në orët e para të mëngjesit, respektivisht rreth orës 04:30 bënte zhurmë dhe voziste shpejtë.

    Nga MPB thonë se ai ka shkelur rendin dhe qetësinë publike.

    “Me datë 04.08.202 në ora 04:30 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë personit A.M.(23) nga Tetova, me vendbanim të përkohshëm në Zvicër, i kanë marrë veturën e pasagjerëve “BMW” me targa kombëtare zvicerane pasi që me automjetin e tij ka shkelur rendin dhe qetësinë publike, gjegjësisht është kapur duke rritur zhurmën e automjetit dhe duke ngritur befas shpejtësinë dhe duke kërcitur gomat”.

    “Automjeti është mbajtur për kontroll të jashtëzakonshëm teknik dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    Reagon Ambasada Amerikane për kërkesën e Ruskovskës: Janë çështje të organeve të brendshme shtetërore

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut në kërkim të punëtorëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë