Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,88 % në raport me vendimin e javës së kaluar.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 1,50 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98, ЕURODIZEL (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) rriten për 1,00 denar/litër në raport me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 04.05.2021.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,800 den/kg dhe tani do të jetë 35,243 den/kg.
Nga data 11.5.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 68,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 70,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 60,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 59,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 35,243 (denarë/kilogram).
Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 4,035 %, te nafta për 3,187 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,463 % dhe të mazuti për 2,956%./Nistori/