Tetovë dhe Gostivar – për tre muaj 706 gjoba për vozitje pa leje

    Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se në tre muajt e fundit të këtij viti në rajonin që mbulojnë ata janë shqiptuar gjithsej 706 sanksione për drejtim të automjeteve pa patent shoferi apo patentë të vlefshme (563 në Tetovë dhe 143 në Gostivar).

    Nga SPB Tetovë thonë se gjobat për vozitje pa leje janë kryesisht ndaj të rinjve të moshës 17 deri 35 vjeç, të cilët kryesisht drejtojnë automjete dhe motoçikleta, si dhe në disa raste kamionë.

    “Të gjithë shkelësit janë sanksionuar në mënyrë adekuate me parashtresa adekuate ligjore dhe gjobitje në para. Sektori për Punë të Brendshme Tetovë përsëri u bën apel sidomos të rinjve që të mos ulen pas timonit pa kaluar më parë provën për patent shoferi, sepse mbi të gjitha ata vënë në rrezik sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik dhe se gjithashtu ata do të përballen me parashtresa dhe gjoba, kurse për këtë lloj të kundërvajtjes, sipas nenit 225 të Ligjit për sigurinë e trafikut rrugor, është paraparë gjobë me vlerë prej 250 euro në kundërvlerë me denarë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

    Ata thonë se gjithashtu sipas ligjit do të përgatitet parashtresë adekuate edhe për pronarët të cilët do t’u japin automjetet e tyre, personave të cilët nuk kanë patentë shofer./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rriten çmimet e derivateve të naftës

    Lajmi i rradhës

    Juventusi nuk e shkarkon Pirlon

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë