Shaqiri: Gjatë gjysmëvjetorit të parë do të jenë gati librat që mungojnë

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, beson se tekstet që mungojnë do të jenë gati gjatë gjysmëvjetorit të parë.

    “Besoj se në semestrin e parë do të kemi tekste shkollore. Me fillimin e konceptit të ri për arsimin fillor, janë hartuar programe të reja që i referohen klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta”.

    “Pas formimit të këshillit kombëtar për tekste shkollore i themeluar në periudhën janar-shkurt, është bërë thirrje publike për regjistrimin e autorëve”, tha Shaqiri duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare në seancën e sotme plenare.

    Ai ditë më parë njoftoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka pranuar propozimin për unifikimin e abetares shqipe me Kosovën dhe Shqipërinë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    LSDM demanton: Nuk do të ketë ndryshime në postet ministrore

    Lajmi i rradhës

    Si ndikon kafja tek shëndeti i stomakut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë