Sonte në Tetovë do të bëhet spërkatje kundër mushkonjave

    Qendra e Tetovës/Fotografia: Nistori

    Komuna e Tetovës njofton se me datë 26.08.2022 (e premte), në zonën e qytetit të Tetovës do të bëhet dezinsektimi kundër mushkonjave dhe dëmtuesve tjerë.

    Dezinsektimi do të bëhet në orët e mbrëmjes, gjegjësisht nga ora 00:00 deri në orët e para të mëngjesit.

    “Bëjmë apel tek bletarët që të marrin masat e nevojshme mbrojtëse, pra është e nevojshme që bletët të strehohen nëpër kosheret e tyre, të sigurojnë sasinë e nevojshme të ujit dhe të mos largohen nga kosheret e tyre për 5-6 orë pas spërkatjes së territorit”.

    “Në rast të kushteve të pafavorshme klimatike (shi ose erë), dezinsektimi do të kryhet ditën e nesërme ose një ditë tjetër”, thonë nga Komuna e Tetovës./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “VERA ANDRRON DETIN” SONTE DO TË SHFAQET NË TIFF ODA PARA PUBLIKUT NË TETOVË

    Lajmi i rradhës

    Për të prekurit nga vërshimet në vitin 2016 dhe 2018 do të ndahen 5 milionë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë