“VERA ANDRRON DETIN” SONTE DO TË SHFAQET NË TIFF ODA PARA PUBLIKUT NË TETOVË

    Aktorja Teuta Ajdini – Jegeni në filmin “Vera andrron detin”

    Sonte në ora 20:00 në Qendrën për Kulturë në kuadër të festivalit TIFF ODA që mbahet në Tetovë, do të jepet premiera e filmit “Vera andrron detin” me regji të Kaltrina Krasniqit, film që u shfaq në festivalin e filmit në Venedik dhe prej ku u nda me dy çmime. Çmimet janë dhënë nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve të filmit të akredituara në kuadër të Festivalit të Venedikut. Dy aktorët protagonistë të filmit, Teuta Ajdini Jegeni dhe Refet Abazi do të jenë të pranishëm së bashku me regjisoren Kaltrina Krasiniqi për të ndarë emocionet dhe bashkëpunimin i cili u kurorëzua me një realizim të suksesshëm të filmit, shkruan Nistori.

    “Vera Andrron Detin” nga regjisorja Kaltrina Krasniqi triumfoi edhe në Göteborg Film Festival, çmimi i ndarë për Debutimin Ndërkombëtar në ‘Ingmar Bergman Competition’, një sukses për kinematografinë e Kosovës.

    Filmi “Vera andrron detin” është shpërblyer me çmimin kryesor Grand Prix në Festivalin e 34-të Ndërkombëtar të Filmit në Tokio. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tokio (TIFF) është festival i kategorisë A dhe ngjarje shumë e rëndësishme në botën e kinemasë për Japoninë, por edhe për Azinë dhe për të gjithë botën.

    Cast: Teuta Ajdini Jegeni, Refet Abazi, Alketa Sylaj, Astrit Kabashi, Ilire Vinca, Arona Zyberi

    Sinopsis
    Vera është një grua në moshë të mesme dhe përkthyese e gjuhës së shenjave, e cila bën një jetë të strukturuar mirë: bashkëshorte e një gjykatësi të njohur, një nënë mbështetëse dhe një gjyshe e kujdesshme. Jeta e saj e qetë ndërpritet nga vetëvrasja e të shoqit e ndjekur nga një paradë e padëshiruar, kërcënuese e burrave që pretendojnë se kanë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat. Kur rrënjët e botës së nëntokës fillojnë të dalin në sipërfaqe, bota e Verës do të përballet me rrezik dhe do të duket e gashme të shembet. Frika dhe mosbesimi do ta detyrojnë Verën të marrë në duart e saj fatin e familjes. Filmi është një portret intim, por universal i një gruaje, e cila duhet të përballet me realitetin e vrazhdë të kundërshtimit të çështjeve gjinore të rrënjosura thellë të kohës sonë.

    Hyrja në TIFF ODA – Tetovë është pa pagesë. Artdashësit duhet të zënë ulëset e tyre për të parë filmin nga Kosova. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mbi 100 milionë euro humbje nga vjedhjet e energjisë elektrike në vend

    Lajmi i rradhës

    Sonte në Tetovë do të bëhet spërkatje kundër mushkonjave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë