Tetova sërish nën ujë, reshjet e shiut bllokojnë rrugët e qytetit

    Fotografia: Ilustruese

    Mbrëmjen e sotme e gjithë Tetova është përfshirë nga një stuhi e madhe. Tetovarët në rrjetet sociale kanë video dhe foto nga shiu i rrëmbyeshëm.

    I gjithë qyteti është nën ujë, të gjitha rrugët janë të përmbytura, gjithashtu edhe shumë bodrume dhe garazhe.

    Informacionet fillestare flasin për pasoja më të rënda se në muajin maj, kur shiu i rrëmbyeshëm përmbyti edhe shtëpi dhe ndërtesa.

    Ndryshe, përveç Tetovës, edhe Prilepi, Dollneni dhe Krivogashtani janë përfshirë nga reshjet e rrëmbyeshme të cilat kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të banuara./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Fitorja në zgjedhjet lokale motivon opozitën për ato parlamentare

    Lajmi i rradhës

    Vaji i peshkut | Kujdes me vitaminat D, E dhe A

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë