Trençevska: Deri të martën do të shpallen masat e reja anti-krizë

    Në fazën finale janë masat të cilat do të mbështesim kategoritë më të cenuara të qytetarëve, theksoi ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska.

    “Javën e ardhshme, shumë shpejt do të bëhet e ditur se cilat grupe do të jenë të mbuluara dhe sa do të kenë përkrahje qytetarët në periudhën e ardhshme, e gjithë kjo me qëllim që të plotësohen të gjitha kategoritë e cenueshme të krizës”, tha Trençevska.

    Ajo theksoi se po shqyrtohet opsioni nëse do të shpërndahen vauçer apo do të derdhen mjete mbështetëse në llogaritë e qytetarëve apo do të ketë kupona për blerjen e produkteve vendase.

    Ndryshe, më herët autoritetet kanë paralajmëruar se me masat e reja anti-krizë nuk do të mbështeten kazinotë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Akademiku Kocarev: Shtetin e drejtojnë servilë dhe injorantë

    Lajmi i rradhës

    “E Majta” e Apasievit me nismë të re në Kuvend për referendum kundër Marrëveshjes me Bullgarinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë