Akademiku Kocarev: Shtetin e drejtojnë servilë dhe injorantë

    Fotografia: Nistori

    “Nuk do të ketë prosperitet në vend, nëse vendi vazhdon të udhëhiqet nga servilë, përfitues, manipulues dhe injorantë që e quajnë veten politikanë”, tha kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve (ASHAM), akademik Ljupço Kocarev, në fjalimin me rastin e Festimi i Ditës së Akademisë.

    Ai i porositi politikanët, siç tha, pa integritet, servilë dhe që “u ka hyrë vetja në qejf”, që të mos angazhohen më në politikë dhe t’u japin një mundësi njerëzve që vërtet duan të punojnë në interes të vendit.

    “Në Maqedoni për shumë vite çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit janë objekt i interpretimit politik dhe marrëveshjeve politike. Shembull i tillë ishte regjistrimi i popullsisë i kryer së fundi si shembull i praktikës së zgjidhjes së gabuar të problemeve apo krijimit të tyre duke e përfshirë popullsinë jorezidente gjatë krijimit të politikës së zhvillimit të vendit”.

    “Një praktikë vendimtare për të ardhmen e vendit. Le të ndalet një herë e përgjithmonë”, deklaroi Ljupço Kocarev, kryetar i ASHAM-it.

    Lajmi Paraprak

    Zëvendësministri Rexhepi premton ujë për Pallçishtin, banorët do të protestojnë edhe javën e ardhshme

    Lajmi i rradhës

    Trençevska: Deri të martën do të shpallen masat e reja anti-krizë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë