“Vetë mesazhi i Kryengritjes së Ilindenit duhet të jetë tregues se si duhet të sillen partitë politike”

    Analisti Ismet Ramadani në edicionin veror “Click21”, theksoi se vetë mesazhi i Kryengritjes së Ilindenit duhet të jetë tregues se si duhet të sillen partitë politike, por edhe çdo qytetar.

    “Vetë manifesti i Republikës së Krushevit është diçka që në atë kohë ishte shumë progresive, diçka që në këto kohë rrallë mund të ndodhë askund, një mesazh kaq pozitiv në raport me qytetarët, grupet etnike, popujt, fetë… disi nuk po e marrim.

    Fatkeqësisht në kohën e fundit kur vjen Ilindeni, sikur kemi frikë se çfarë mund të ndodhë në Krushevë në aspektin e skandalit, në aspektin e ngjarjeve të padëshiruara”, shton Ramadani.

    Lajmi Paraprak

    “Kriza energjetike do të kërcënojë funksionimin e kompanive të përpunimit të mishit”

    Lajmi i rradhës

    Lidhja mes MASh-it dhe shkollave tashmë solide

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë