“Maqedonia është e gatshme të pranojë refugjatë nga Ukraina”

    Fotografia: Getty Images

    Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i hap dyert për refugjatët nga Ukraina. Kështu bëri të ditur në “Magazina Ekonomike”, ministri për Diasporën, Xhemail Çupi. Sipas tij Maqedonia e Veriut sikurse edhe shtetet e tjera anëtare të NATO-s, pa mëdyshje të gjitha kapacitetet e saja të disponueshme do t’i ofroj për të ndihmuar Ukrainën.

    “Në raport me idenë që një kontingjent i qytetarëve të cilët janë refugjatë, të vijën në vendin tonë, ne tashmë kemi një përvojë paraprake, ky kontingjent është i mirëseardhur në vendin tonë, në bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme konform detyrimeve të NATO-s të pranoj një kontingjent të tillë refugjatësh. Vendi kapaciteti e të gjitha kapacitetet tjera, besoj se do të informoheni në kohë nga institucionet përkatëse”, deklaroi Xhemail Çupi, ministër për Diasporën.

    Lajmi Paraprak

    Talat Xhaferi del kundër iniciativës “Ballkani i Hapur”?

    Lajmi i rradhës

    Zelensky: Kombi ukrainas prishi planet e armikut brenda një jave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë