Talat Xhaferi del kundër iniciativës “Ballkani i Hapur”?

    Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në ClickPlus ka komentuar zërat mbi animin që duhet të mbajnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në luftën mes Rusisë dhe Ukrainë. Xhaferi thotë se përmendja e vazhdueshme e helikopterëve ukrainas që kanë shërbyer në konfliktin mes shqiptarëve dhe maqedonasve në vitin 2001 bëhet nga qarqe pro ruse, dhe se kjo nuk mund të jetë parametër për të vlerësuar përcaktimin e një shteti.

    “Qarqe pro ruse që duan ta arsyetojnë mbështetjen që e kanë , gjithsesi që në situata krize shtete furnizohen pre ngado dhe nuk mund të jetë ajo parametër mbi të cilin duhet ta bëjmë vlerësimin. Vlerësimi ynë është, deshët gjatë rilindjes, deshët para rilindjes dhe mbas, orientimi ynë është perëndimorë”, tha Xhaferi

    Xhaferi poashtu foli për atë se shqiptarët asgjë nuk i lidh me Rusinë. Ai theksoi se si popull gjithmonë kemi qenë pro perendimorë.

    “Atë e kanë gabim deri në fund. Pjesa që mendon se duhet të jenë pro rusë…deri në fund. Prej nga të duash merre kontestin historik të raporteve Rusi-shqiptarë, s’ka mbështetje. Përpos interesit dhe shfrytëzimit. S’ka asgjë që lidh shqiptarët me rusë? S’ka, absolutisht nuk ka. Orientimi shqiptar është pro perëndimorë”, theksoi Xhaferi.

    Për deklaratën e presidentit Stevo Pendarovski, i cili sot tha se qysh me 5 nëntor të vitit 2021 kanë pasur informacione për sulmin rus në Ukrainë. Xhaferi thotë se informacone mund të ketë pasur edhe më herët, por që nuk dëshiron të flas për data, pasi përbëjnë informacione të klasifikuara.

    -Këshilli i Sigurimit i ka të dhënat e klasifikuara, nuk bëhet fjalë për data.

    Po pyes kështu pasi presidenti Stevo Pendarovski tha se më 5 nëntor na kanë arritur informacione se Rusia do të sulmojë Ukrainën?

    -Ai është prodhues i informacionit të klasifikuar, si kryetar i Këshillit të Sigurimit. Nëse ka vendosur që ta deklasifikojë, në rregull. Mund të them se sinjale mbi vlerësimet profesionale mund të them se ka pasur edhe më herët.

    Çfarë tha Talat Xhaferi për “Ballkanin e Hapur”?!

    Serbia nuk është e njëjta si kur filloi iniciativa “Ballkani i Hapur” shtoi Xhaferi, ku si rrjedhojë, ai thotë se vendet duhet të rishqyrtojnë këtë iniciativë.

    “Në kontekst të momentit, deklaratat që jepen nga një prej themeluesve janë kontradiktore me atë që pa qenë pikënisja e vendosjes së kësaj nisme, dhe s’do mend që vendet anëtare të nismës kundrejt deklaratës, duhet të kenë një rishqyrtim për atë çështje”.

    Xhaferi thotë se deklarata e kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiq janë sinjal i mjaftueshëm për ta rishikuar këtë iniciativë.

    Duke e marrë parasysh situatën globale, Bashkimi Europian duhet të veprojë më shpejt në hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut.

    “Unioni Evropian duhet shpejt të reflektojë dhe të veprojë. Pozicionet janë të tilla, kërkesë mbi kërkese nuk bëhet . Kërkesa oficiale për anëtarësim ka procedura si bëhet kërkesa, është bë që 2004, 2005 RMV ka marrë statusin e vendit kandidat. Që nga 2009 e këndej i ka raportet pozitive për vlerësimin dhe gjitha vlerësimet janë se RMV i ka plotësuar parakushtet për të filluar negociatat”, deklaroi Xhaferi.

    I pyetur për statusin e ish-ushtarëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, njëherë ish komandant i UÇK-së, Talat Xhaferi tha se 90 për qind e ish pjesëtarëve të UÇK-së janë sistemuar në institucione dhe se si rrjedhojë kanë status në vendet ku punojnë.

    “Mbi 90 për qind të pjesëtarëve të UÇK-së janë sistemuar nëpër institucione përkatëse. –Me status të pa definuar dhe asnjëherë nuk do të definohet? Jo të padefinuar, në institucione përkatëse me status siç e kanë në vendet ku janë duke punuar dhe vepruar”, deklaroi Xhaferi.

    Në lidhje me deklaratën e Mickoskit i cili Xhaferin e quajti “autokrat që sillet në Kuvend sikur të jetë konaku i tij në Forinë”, ai tha se nuk dëshiron të personalizojë.

    “Parlamentin të cilin ai merr pjesë me 44 deputetë, nëse e llogarit si dyqanin tim që e kam pasur në FOrinë, është tjetër çështje. Konaku im është i mrekullueshëm. Kush ka dëshirë, bujrum në konak. Jemi mikpritës”, tha mes tjerash Xhaferi. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Mielli, produkti më i kërkuar në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    “Maqedonia është e gatshme të pranojë refugjatë nga Ukraina”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë