Në qendrën e parë tregtare në Dibër, dyqanet në dry

    Në fillim të viteve të 90-ta në pjesën e vjetër të qytetit të Dibrës aty ku ishte edhe tregu i gjelbër, për herë të parë u ndërtua Qendra tregtare moderne “Dumani shoping”. Ishte një investim shumë domethënës për ato vite, meqë pikërisht këtu në këtë objekt të bukur u ndërtuan shumë shitore të cilat për një kohë të shkurtër edhe u shitën. Kryesisht ata shitore u blenë nga mërgimtarët që jetonin në SHBA, në Evropë, por edhe nga disa dibran të pasur të asaj kohe. Ishte një etapë shumë domethënëse për dibranët meqë në këtë objekt të parë tregtar, ata mund të furnizoheshin me gardërobë të pasur pajisje të ndryshme shtëpiake dhe gjithçka që u nevojitej atyre. Ishin momente shumë të mira për dibranët dhe kjo qendër tregtare ishte përplot me konsumatorë. Por, efektet e kësaj qendre tregtare zgjatën vetëm një dekadë. Pas dhjetë viteve për shkak të migrimit masiv të dibranëve dhe krizës ekonomike që është prezent në kontinuitet, kjo pjesë e vjetër e qytetit filloi të braktiset.

    Faktikisht filloi edhe braktisja e konsumatorëve në këtë qendër të parë tregtare meqë filloi faza e re e ndërtimeve dhe objektet tregtare filluan të ndërtohen në pjesën e re të qytetit. Sot, kjo qendër tregtare është e boshatisur. Funksionojnë vetëm disa nga shitoret të cilët gjenden në pjesën hyrëse të objektit.

    Dibranët me emocione flasin për ndërtimin e qendrës të parë tregtare “Dumani Shoping”. Sipas tyre braktisja e kësaj qendre tregtare ka të bëjë drejtpërdrejt me braktisjen edhe të pjesës së vjetër të qytetit. Sherif. V. është një dibran i cili jeton vitet të 70-ta. Ai thotë se objekti në fjalë pësoi për shkak të migrimit të dibranëve. “Shumë dibranë kanë migruar dhe kanë braktisë Dibrën. Është krejt normale që edhe objekti të mos ketë konsumator. Dibra ka lëvizur kah pjesa e re e saj dhe shitoret kryesore gjenden në pjesën qendrore të qytetit”, thotë bashkëbiseduesi i jonë. Por, sipas disa dibranëve të tjerë nuk ka pësuar vetëm qendra e par tregtare “Dumani Shoping”. Asan. F. i cili sot ka 65 vjet, thotë se ka një lëvizje të rrjetit tregtar nga pjesa e vjetër e qytetit në pjesën e re të qytetit. “Aty ku u ndërtua objekti i Dumani shopingut ishte tregu i qytetit. Me ndërtimin e objektit faktikisht u shkatërrua tërësisht tregu i gjelbër i Dibrës. Kjo ndikoi edhe në lëvizjen e rrjetit tregtar. Për fat të keq ky objekt i parë tregtar në Dibër vetëm pas një dekade pësoi disfatë ekonomike”, thotë Asani. Mendime të njëjta kanë edhe shumë dibran të tjerë të cilët pastaj thonë se atë kohë pushteti vendor në Dibër dhe institucionet qendrore nuk është dashur të japin leje për ndërtimin e objektit meqë me ndërtimin u shkatërrua edhe tregu i gjelbër i Dibrës.

    Qëndron fakti se jo vetëm ky objekt, por edhe shumë objekte të tjera të kësaj pjese të qytetit sot kanë probleme me frekuencën të konsumatorëve. Dibra dhe rrjeti tregtar i saj sot në pjesën më të madhe frymon në rrugën qendrore “8 Shtatori”.

    Në këtë pjesë qendrore të qytetit janë objektet kryesore tregtare ku jo vetëm dibranët por edhe banorët e vendbanimeve rurale nga Zhupa dhe Reka tregtojnë. Këtu tregtojnë edhe shtetasit shqiptarë të cilët pothuajse çdo ditë janë prezent në Dibër. /koha.mk/

    Lajmi Paraprak

    Kur Qeveria përzihet në punët e gjyqësorit!

    Lajmi i rradhës

    Mosveprimi i ministrit Shaqiri çoi deri te thellimi i problemit me zgjedhjen e rektorit të ri të UT-së?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë