Maqedonia për bëhet e varur nga importi i ushqimit, vitin e kaluar janë shpenzuar një miliard euro për importe ushqimore

    Maqedonia prodhon gjithnjë e më pak ushqim. Vetëm vitin e kaluar ka dhënë gati 1 miliard euro për import. Për 10 vite, importet e ushqimeve janë rritur me 88%. Në vitet e 90-ta RMV ka pasur 660 mijë hektarë tokë të punueshme, tani janë më pak se 500 mijë. Nga rreth 2 milionë dele, tani ka rreth 500.000 krerë, ndërsa nga 250.000 gjedhë numri ka rënë në jo më shumë se 100.000. Fermerët thonë se duhen çmime të garantuara për të ndaluar këtë trend.

    “Ne po kërkojmë njësoj si duhani, për shembull kam lidhur një kontratë me çmime të garantuara. Ashtu na konvenon, kështu që vitin e kaluar kisha 50 hektarë, këtë vit kam në plan të mbjell 60 hektarë. Pra, një çmim i garantuar, me kontratë në bazë të çmimeve do të vendosja nëse do të mbjell dhe të prodhoj apo jo”, tha Bexhet Islamoski, fermer nga fshati Kanatlarci i Prilepit.

    Nga ana tjetër, për 15 vjet si shtet RMV shpenzuar rreth 1.5 miliardë euro për subvencione dhe nuk ka asnjë rezultat. Sipas profesorit Dragi Dimitriesski nga Fakulteti i Bujqësisë nga Shkupi, nevojitet ndryshim i plotë i politikës bujqësore.

    “E gjithë kjo do të thotë se ato fonde përfundojnë si fonde që në një farë mënyre ruajnë paqen sociale dhe nuk shkojnë në atë që është dashur realisht të arrihet, për të siguruar konkurrencën. Të investohet në modernizimin e ekonomive bujqësore, blerjen e mekanizimit, blerjen e pajisjeve, rindërtimin e hidrosistemeve”, tha profesor Dragi Dimitrieski nga Fakulteti i Bujqësisë nga Shkupi.

    Gjithashtu është e nevojshme edhe bashkimi i fermerëve.

    “Të organizojmë ekonomitë e vogla bujqësore në një mënyrë tjetër përmes kooperativave bujqësore, gjegjësisht kooperativave apo shoqatave të prodhuesve, organizatave të prodhuesve, të kuptojmë se cili është modeli më i favorshëm”, tha Dimitrieski.

    Filip Dimkoski, agronom dhe profesor në shkollën e mesme “Orde Çopela” nga Prilepi, mendon se fermat e vogla fillimisht kanë nevojë për përkrahje dhe konsolidimi duhet të vijë gradualisht.

    “Ne kemi një popullsi shumë të vogël, një numër të madh të rinjsh që kanë ikur, është shumë e komplikuar administrativisht të bëhet ai konsolidimi i pasurisë. Pra, mendoj se zgjidhja qëndron në nxitjen e bujqësisë së vogël në ferma të vogla”, tha Filip Dimkoski, agronom dhe profesor në shkollën e mesme “Orde Çopela” nga Prilepi./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Fillon shpërndarja e fletëvotimeve për zgjedhjet presidenciale, do të ketë mbi 1 mijë vëzhgues dhe gazetarë të huaj

    Lajmi i rradhës

    Tetova ende pa plan gjeneral urbanistik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë