Maqedonia renditet e dyta në Europë për nga përqindja e të punësuarve në biznesin e “bixhozit dhe basteve”, Turqia me më pak të punësuar

    Vendi në vitin 2019 sipas përqindjes së të punësuarve në aktivitetet e lojërave të fatit dhe basteve nga numri i përgjithshëm i punonjësve, është në vendin e dytë famëkeq në Europë, pas Maltës, me 1.31 për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve, shkruan Meta, përcjell Nistori.

    Sipas të dhënave të Eurostat-it, krahasuar me vendet anëtare të BE-së, por edhe me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2019 vendi kishte rreth 797.600 të punësuar dhe rreth 10.300 prej tyre ishin në biznesin e “bixhozit dhe basteve”.

    Vetëm në Maltë, e cila njihet si një vend që kultivon baste online, vërehet një përqindje më e lartë e punonjësve që janë në këtë biznes. Domethënë, nga 254.700 punonjës, rreth 9.300 janë në industrinë e lojërave të fatit. Pra, përqindja është 3.73 për qind.

    Përqindja më e ulët është në Turqi, me vetëm 0.04 për qind, ku nga rreth 28 078 900 të punësuar, rreth 11 400 punojnë në industrinë e “bixhozit dhe basteve”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tërmet në Afganistan, mbi 280 të vdekur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë