Tërmet në Afganistan, mbi 280 të vdekur

    Një tërmet goditi mëngjesin e së mërkurës Afganistanin lindor, duke lënë të vdekur të paktën 280 persona, sipas informacioneve të para. Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave dhe të plagosurve të tërmetit me magnitudë 6.1 ballë që goditi provincën Paktika.

    Tërmeti, i cili goditi gjatë orëve të para të mëngjesit teksa shumë njerëz flinin, ishte një tërmet me thellësi rreth 51 km, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

    Agjencia shtetërore e lajmeve “Bakhtar” raportoi detajet dhe tha se ekipet e shpëtimit po mbërrinin me helikopter.

    “Një tërmet i fortë tronditi katër rajone të provincës Paktika, duke vrarë dhe plagosur qindra bashkatdhetarë dhe duke shkatërruar dhjetëra shtëpi”, shkroi në Twitter Bilal Karimi, zëdhënës i qeverisë talibane. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës së shpejtë që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar katastrofën e mëtejshme.”

    Lëkundjet u ndien në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, dhe gjetkë në provincën lindore të Punjabit.

    Agjencia evropiane sizmologjike, EMSC, tha se lëkundjet e tërmetit u ndien mbi 500 kilometra nga më shumë se 119 milionë njerëz në të gjithë Afganistanin, në Pakistan dhe Indi. /REL/

    Lajmi Paraprak

    RMV – vajzat nga shkolla i largon martesa e hershme

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia renditet e dyta në Europë për nga përqindja e të punësuarve në biznesin e “bixhozit dhe basteve”, Turqia me më pak të punësuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë