Mariçiq: Bisedimet për anëtarësimin e RMV-së, në interes të Bullgarisë dhe BE-së

    Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq për intervistën e tij për Radiotelevizionin e Sllovenisë theksoi se momentalisht nevojitet angazhim i fuqishëm nga të gjithë për të nisur sa më shpejt bisedimet me Bashkimin Europian.

    “E rëndësishme është që sa më shpejt të nisin bisedimet me BE-në. Detyra jonë është të punojmë në zgjidhjen e problemit me Bullgarinë. Nga ana jonë ka gatishmëri, por kjo duhet të bazohet në respekt të ndërsjellë dhe vlera europiane”, tha Mariçiq.

    Sipas tij, në interes të BE-së dhe Bullgarisë janë bisedimet me Maqedoninë për shkak se në të kundërtën, kredibiliteti i BE-së dhe politikës së saj do të jetë në rrezik.

    Në pyetjen për përparimin që qëndron në Komisionin Europian për Maqedoninë, ministri theksoi se qeveria dhe organet gjyqësore bënë hapa të mëdhenj në sistemin gjyqësor duke pastruar gjyqësinë, duke përforcuar kriteret për zgjedhjen dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

    Lajmi Paraprak

    Çmimet e prodhimeve themelore bujqësore ngrihen deri nga fundi i janarit

    Lajmi i rradhës

    Cilët ministri mendohet se Zaevi ia ka ofruar Alternativës!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë