Mariçiq: Filluan negociatat mes RMV-së dhe BE-së

    Zv. kryeministri përgjegjës për Çështje Europiane, Bojan Mariçiq, para fillimit të sotëm të procesit të skriningut ka dërguar një mesazh përmes profilit të tij në Facebook se gjithçka është gati për fazën e ardhshme të integrimeve evropiane dhe se ekipi i RMV-së është gati për hapjen e procesi i skriningut.

    “Ky skrining është shumë i rëndësishëm për të mbajtur në rritëm administratën tonë, por edhe për të gjithë shoqërinë, të gjithë ekspertët, të gjithë shoqërinë civile, opinionin akademik, komunitetin e biznesit, të jenë aktivë, të ndjekin skriningun dhe të marrin pjesë në të.

    Është shumë e rëndësishme, sepse skriningu varet nga ajo se si do të duket lista e detyrave, standardeve, masave e cila do të jetë e vlefshme për të gjithë kapitujt.

    Praktikisht, skriningu është ajo fazë e diagnozës, ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë”, ka shkruar Mariçiq.

    Lajmi Paraprak

    Kuvendi i Serbisë miraton raportin për dialogun me Kosovën

    Lajmi i rradhës

    Loja e rreme shpërblyese përsëri i mashtron përdoruesit në Facebook

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë