Mariçiq: Po investojmë në vend për një të ardhme të sigurtë energjetike

    “Ne po investojmë në një të ardhme të sigurt energjetike për vendin përmes investimeve në sistemet fotovoltaike, gazifikimin, parqet e erës, që do të nënkuptojnë cilësi më të mirë jetese, fatura më të ulëta dhe kursim të energjisë, si dhe mbrojtje të mjedisit”, shkruan në Facebook zv. kryeministri Bojan Mariçiq.

    “Dita Botërore e Energjisë Elektrike, 5 marsi, në një kohë të ndryshimeve klimatike të përshpejtuara në planetin tonë, mbetet një nga temat më të rëndësishme sot. Besoj se ka një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë ne që jemi gati të ndryshojmë dhe korrigjojmë atë që është e keqe për mjedisin”, tha Mariçiq.

    Ai theksoi se kemi treguar se jemi në sinergji me Bashkimin Evropian, duke mbajtur lart në listë si prioritet Agjendën e Gjelbër, duke zbatuar plotësisht masat e Ligjit dhe të Programit për Energji efikase.

    “Këtë vit kjo ditë në botë festohet nën moton “Kursim parash, reduktim të ndotjes, hapim vende të reja pune”, kritere vlerash dhe synime për të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar fuqishëm”, shtoi Mariçiq.

    Lajmi Paraprak

    Autobusët e transportit urban në Tetovë vazhdojnë të qëndrojnë të parkuar në parkun e zjarrfikësve

    Lajmi i rradhës

    Hixhamja ose Cupping nuk është metodë e re, por e lashtë | Efektet e hixhames dhe lehtësimi i dhimbjeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë