Hixhamja ose Cupping nuk është metodë e re, por e lashtë | Efektet e hixhames dhe lehtësimi i dhimbjeve

    Rejhan Bajrami ka studiuar për mjekësi, gjegjësisht mjekësi të përgjithshme pranë fakultetit të mjekësisë në Tetovë. Bajrami punoi tre vite si mjeke dhe njëkohësisht merret edhe me aplikimin e hixhames. Bajrami Për Nistori rrëfen pasionin e saj për mantelin e bardhë dhe humanizmin që buron nga shpirti në ndihmë të njerëzve, kështu duke e gërshetuar mjekësinë, së bashku me aplikimin e hixhames.

    Intervistoi | Sumeja Hamzi

    Nistori: Si vendosët të merreni me Hixhame?

    Rejhan Bajrami: Si e vogël kam qenë prej atyre që ëndërronin të vishnin mantelin e bardhë dhe të i ndihmojnë të tjerët. Kur luaja me shoqet unë bëhesha mjekja dhe shoqet pacientet. Kjo dëshirë e madhe u bë realitet në shkollë të mesme e pastaj vazhdoi edhe në fakultet ku më hapi dyert e shkencës dhe më dha një shtytje për të lidhur fenë dhe shkencën së bashku. Hixhamja ishte një ndër idetë më të përshtatshme apo të them si një urë lidhëse mes këtyre dyjave.

    Nistori: Çfarë është Hixhamja?

    Rejhan Bajrami: Hixhamja apo terapia e kupave është tërheqja e gjakut të keq nga trupi që ka shkaktuar një sëmundje të caktuar ose mund të shkaktoj sëmundje në të ardhmen për shkak të akumulimit dhe mbushjes së tij me përzierje të dëmshme. Gjaku i trashë mund të pengoj lëvizjen e oksigjenit, hormoneve dhe ushqyesve në trup, duke i penguar ata që të arrijnë indet dhe qelizat.Kjo mund të shkaktoj nivele të ulëta të oksigjenit në qeliza dhe të çoj në mangësi hormonale dhe ushqyese.

    Një ndër terapitë më efikase për largimin e gjakut të trashë nga trupi është terapia e kupave-hixhamja!

    I Dërguari i Allahut s.a.w.s ka thënë:”Është i bekuar ai rob i cili lëshon gjak me anë të prerjes së lëkurës. Kjo pastron gjakun, qetëson pezmatimet e brendshme dhe forcon të parit.”(Buhariu dhe Muslimi).

    Hixhamja pastron gjakun nga përzierjet e dëmshme që janë qeliza gjaku të plakura dhe të dobëta që nuk mund të kryjenë funksionin e tyre në mënyrën e kërkuar, si furnizimi i trupit me oksigjen dhe elemente ushqyese. Me anë të hixhames tërhiqen këto përzierje të dëmshme të qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut për t’u zëvendësuar me qeliza gjaku të reja.

    Nistori: Cilat janë dobitë e Hixhames?

    Rejhan Bajrami: Dobitë shëndetësore të hixhames janë këto që do i përmendim tash:

    • Pastron arteriet dhe venat e mëdha e të vogla të gjakut dhe stimulon qarkullimin e gjakut.
    • Pastron venat limfatike dhe nyjet limfatike.
    • Stimulon dhe provokon reagime në organet e brendshme të trupit duke rritur vëmendjen e trurit ndaj organit të dëmtuar për të dhënë urdhërat e duhura.
    • Thith dhe absorbon toksinat dhe efektet e barnave nga trupi, të cilat janë të vendosura në grumbullimet e gjakut mes lëkurës dhe muskujve.
    • Forcon imunitetin e përgjithshëm të trupit.
    • Rregullon hormonet.
    • Vepron për harmonizimin psikologjik.
    • Stimulon trurin, lëvizjen, të folurit, dëgjimin, njohjen dhe kujtesën.
    • Aktivizon gjëndrat, veçanërisht gjëndrën e hipofizës
    • Largon disa grumbullime, përzierje dhe shkaktarë të dhimbjeve.
    • Thith acidet e tepërta nga trupi.
    • Rrit kortizonin natyror në gjak.
    • Stimulon lëndë antioksidante.
    • Zvogëlon përqindjen e uresë në gjak.
    • Ul nivelin e kolesterolit të dëmshëm në gjak dhe rrit përqindjen e kolesterolit të dobishëm.
    • Rrit përqindjen e morfinës natyrore në trup.

    Nistori: Cilat sëmundje i trajton Hixhamja?

    Dr. Rejhan Bajrami: Sëmundjet që trajton hixhamja janë të shumta, ndër to mund të përmendim këto:

    • Migrenën
    • Artritet
    • Opstipacionin dhe barkqitjet (diarea)
    • Dobësimi nga arsye të ndryshme
    • Problemet e n.ishiatik
    • Problemet e lëkurës
    • Shtrëngimet periodike të barkut
    • Mbipeshën/Nënpeshën
    • Depresionin
    • Sterilitetin tek femrat dhe meshkujt
    • Urinimin natën tek fëmijët etj.
    • Dhimbjet e kyçeve dhe muskujve
    • Sinusitin
    • Çrregullimet gjinekologjike
    • Hemoroidet
    • Hipertensioni
    • Sëmundjen e tiroides
    • Çrregullimet depresive
    • Dhimbjet e shpinës dhe shtyllës kurrizore

    Nistori: Në cilat vende të trupit mund të aplikohet Hixhamja?

    Rejhan Bajrami: Hixhamja mund të bëhet në shumë vende të trupit, gjithmonë bëhet në pika të caktuara të cilat vendosen në bazë të problemit shëndetësorë të pacientit. Në pjesën e shpinës, kraharorit, në këmbë, stomak dhe pjesër tjera të trupit të njeriut, gjithmonë sipas nevojës.

    Nistori: Cili është argumenti fetar dhe ai shkencor për Hixhamen?


    Dr. Rejhan Bajrami: Profeti (s.a.v.s) ka thënë: “Natën e Israsë nuk kalova pranë ndonjë prej banorëve të qiellit e të mos më porosiste për të bërë hixhame.” Ndërsa në një transmetim “më thanë: urdhëro umetin tënd për hixhame.”

    Transmetohet nga Xhabiri radijAllahuanhu se profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë : “Hixhamja është shërim”.

    Ibn Abbasi ka shënuar gjithashtu që i Dërguari i Allahut s.a.w.s ka thënë: “Është i bekuar ai rob i cili lëshon gjak me anë të prerjes së lëkurës. Kjo pastron gjakun, qetëson pezmatimet e brendshme dhe forcon të parit”. (Ebu Davudi, Sunnen, “Kitab et-tibb”, nr. 3361, Ibn Maxheh, Sunnen, “Kitab et-tibb”, nr. 3475.

    Dr. Naser Saleh kishte shkruar se; Hixhamja (cupping therapy) është një proces I largimit të toksikozës me nitrate te njerëzit e cila ndodhë gjatë metabolizmit entero-hepatik të nitrateve në amoniak, ku nitriti është si ndërmjetësues.

    Një mjek egjiptian, Dr.Sahbaa ka shkruar se ekspertët e hixhames kanë vërejtur përmirësim të theksuar të gjendjes klinike të pacientëve posaçerisht në shkallën analoge të dhimbjes, në mënyrë sinjifikante redukton vlerën e markerëve laboratorik të aktivitetit të sëmundjes dhe rregullon gjendjen e qelizave imunitare veçanërisht përgjigjen e sistemit jo-specifik imunitar të qelizave.

    Dr. Katase nga Universiteti Osaka mbron faktin se hixhamja (cupping) ndikon në përbërjen e gjakut duke rritur sasinë e qelizave të bardha dhe të kuqe si dhe ndryshon gjakun acidik në atë alkalin apo gjak neutral, duke rezultuar kështu me pastrimin e tij. Gjithashtu pastron trupin nga iritantët e akumuluar që janë shkaktar i inflamacioneve.

    Nistori: Sa jemi vetëdijësuar ne si popull rreth Hixhames?

    Dr. Rejhan Bajrami: Para 5 viteve, kur kam filluar për herë të parë me aplikimin e hixhames, hixhamja si tretman nuk ishte kaq e njohur dhe njerëzit kishin paksa të them fobi nga trajtimi dhe gjithashtu ishin edhe skeptik në benefitet e saj megjithatë tash njerëzit që aplikojnë hixhamen janë të shumtë dhe fatmirsisht dita ditës po shihet rezultati i saj.

    Nistori: Porosia juaj për aplikimin e hixhames?


    Dr. Rejhan Bajrami: Nëse asnjëherë nuk keni aplikuar hixhame është e domosdoshme ta aplikoni sepse vërtetë organizmi i njeriut ka nevoj për një detoks e kjo nuk arrihet në asnjë mënyrë siç arrihet me terapinë e kupave (hixhamen) Për të mirën tuaj dhe të shëndetit tuaj, bëni hixhame! /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mariçiq: Po investojmë në vend për një të ardhme të sigurtë energjetike

    Lajmi i rradhës

    Nxënësit e fshatit Llojan dhe Vaksincë të rrezikuar nga toka e helmuar me arsen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë