Mariçiq thirrje partive politike të nominojnë përfaqësues të tyre në grupin e punës

    Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot u ka bërë thirrje partive politike që të propozojnë përfaqësuesit e tyre në grupin punues për ndryshime kushtetuese, për të cilin afati i dhënë nga Ministria e Drejtësisë skadon të hënën (10 prill).

    “Unë nuk shoh asnjë arsye që ndonjë parti politike të refuzojë të marrë pjesë në atë proces. Ne do të përpiqemi t’i bindim më tej se ata duhet të marrin pjesë në cilindo qoftë format. Kush ka konfirmuar, kush jo, duhet të pyesni Ministrinë e Drejtësisë sepse ata e udhëheqin procesin. Është vërtet mosmirënjohëse të flasësh në emër të tyre”, tha Mariçiq dhe shtoi se më së voni deri të hënën do të përcaktohet dhe shpallet emri i përfaqësuesit të Sekretariatit për Çështje Evropiane (SÇE) i cili do të përfshihet në grupin punues për ndryshime kushtetuese.

    Lajmi Paraprak

    Fundi apo fillimi i një epoke?

    Lajmi i rradhës

    “Punonjësit shëndetësorë janë kapitali më i rëndësishëm i sistemit shëndetësor”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë