Marrëveshja me SAShK-un për rritjen e pagave do të firmoset javën e ardhshme

    Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri paralajmëroi se marrëveshja me SASHK-un për rritjen e pagave për 15% do të firmoset javën e ardhshme.

    Shaqiri tha se kjo marrëveshje edhe zyrtarisht i jep fund grevës së punonjësve në Arsim dhe çerdhe duke kujtuar se pagat e reja do të hyjnë në fuqi nga muaji shtator.

    Gjithashtu, Shaqiri tha se përveç rritjes së pagave punonjësit e arsimit dhe çerdheve do të nënshkruajnë edhe marrëveshjet e reja kolektive.

    “E përshëndes faktin që edhe Këshilli i SASHK-ut kanë mbështetur këtë iniciativë, kanë votuar “për”. Për arsye të aktiviteteve nuk kisha mundësi që sot të jem prezent në Shkup. Nga e hëna deri të mërkurën do të caktojmë një ditë më të përshtatshme për ta firmosur marrëveshjen me Sindikatën e Arsimit”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Çmimi i rrymës në Maqedoni mund të rritet për 10 për qind

    Lajmi i rradhës

    Ndërkohë që pushteti e opozita “bllokohen mes vete”, qytetarët e pësojnë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë