MASh nuk ndan bursa për nxënësit e mjekësisë në Tetovë, prindëri thonë se po diskriminohen fëmijët e tyre

    Në shenjë revolte pse nxënësit e shkollave të mjekësisë nuk janë përfshirë në bursat për mësimin dual, prindërit, nxënësit dhe drejtoria e shkollës së mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë u ngritën në protestë.

    “Unë si prind në emrin tim të bashkëshortit edhe të të gjithë prindërve jemi këtu në këtë protestë të qetë me një arsye të madhe dhe shumë të rëndësishme për fëmijët tanë. Bursa që u është premtuar edhe para regjistrimit në shkollë të mesme është bërë një lëshim i madh nga ana e shtetit, jemi të njoftuar se fëmijët tanë nuk do të mund ta fitojnë.”

    “Ne protestojmë për diskriminim e fëmijëve tanë për mjetet që duhet t’i marrin paralelet e mësimit dual, që në fillim ata kanë qenë mjete për fëmijët tanë, tash ata mjete janë bllokuar, ne kërkojmë që ata të zhbllokohen dhe me një mirëkuptim të realizohen .”

    Drejtori i shkollës Binaz Pajaziti thotë se kanë marr përgjigje me shkrim se nxënësit e mjekësisë nuk financohen, edhe pse gjashtë paralele në këtë shkollë janë pjesë e mësimit dual.

    “Thjesht me datë 18 tetor është shpall konkursi për bursat meritore dhe bursat e paraleleve duale edhe aty në mënyrë taksative shkruhet se është shpall konkurs për ndarjen e 1500 bursave që janë regjistruar në dual, përveç nxënësve që janë regjistruar në drejtimet shëndetësore dhe shkollave private dhe neve kjo na ka habitur. Prindërit filluan të reagojnë dhe ne filluam të sqarojmë se kjo e drejtë është privuar nga ana ministrisë dhe i thirrëm, u konsultuam, dhe ishte kërkesë e tyre deri te kjo protestë”- deklaroi Binaz Pajaziti, Drejtor i SHMM “Nikolla Shtejn”

    E ministri i arsimit Jeton Shaqiri thotë se janë duke bërë analizë që edhe nxënësit e mjekësisë të përfshihen në bursim.

    “Po bëhet një analizë e përgjithshme sepse nxitja e arsimit profesional dual është për drejtimet deficitare. Vitin e kaluar shkollor kishte interesim, e mbështetëm këtë interesim, ata nxënës me nota më të mira sigurisht që janë fitues të atyre bursave. Tani po shqyrtojmë sa është implikimi nga buxheti që të mund ti përfshijmë edhe ata”- tha Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

    Sipas Ministrisë së Arsimit janë rreth 600 nxënës të shkollave të mjekësisë me nota të larta që mund të përfitojnë nga 3500 denarë në muaj për katër vite. Nxënësit me mësimit dual kanë më shumë orë mësimi, ndërsa praktikën fillojnë ta ndjekin më herët se nxënësit tjerë. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Borrell paralajmëron edhe një takim të mundshëm të liderëve europianë me Kurtin e Vuçiqin

    Lajmi i rradhës

    Sa gjatë qëndron ushqimi në frigorifer pas ikjes së dritave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë