MASh po përgatit udhëzime për përdorimin e inteligjencës artificiale në arsim

    Po përgatitet dokument me udhëzime dhe rekomandime të posaçme për arsimtarët dhe nxënësit për zbatim të iteligjencës artificiale (IA) në procesin e arsimit, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në Samitin ndërkombëtar për teknologji arsimore, që po mbahet në Stamboll (2–22 qershor) në organizim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Kombëtare të Turqisë.

    Ministrja ka theksuar se dokumentin po e përgatit grup pune i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me profesorë nga fakultetet e informatikës dhe se vendosja e inteligjencës artificiale në arsimin fillor është hapi i parë dhe më kritik.

    “Fëmijët fillimisht duhet të fitojnë kuptim themelor se çfarë është inteligjenca artificiale, si funksionon, ku ndeshet në përditshmëri dhe se duhet të fokusohen në qasjen e saj etike. Nxënësit duhet të mësojnë të jenë kritik ndaj informatave që i marrin nga sistemet IA. Duhet të jenë të vetëdijshëm se inteligjenca artificiale mund të bëjë gabime dhe të ketë paragjykime dhe për këtë arsye të dhënat dhe burimet duhet të krahasohen. Në këtë drejtim, roli i arsimtarit është kyç dhe ai duhet t’i udhëheq nxënësit përmes procesit të të menduarit kritik dhe përdorim etik të kësaj tekologjie”, tha Janevska.

    Samiti ndërkombëtar për teknologji arsimor organizohet për të gjashtë herë. Sivjet mbi 100 pjesëmarrës- krijues të politikave arsimore nga më shumë vende, përfaqësues të institucioneve arsimore, kompani globale tekniko-teknologjike dhe parqe teknologjike fokusohen në formësimin e ardhmërisë së arsimit përmes zbatimit të inteligjencës artificiale.

    Lajmi Paraprak

    74-vjeçarja nga Kosova dënohet në Zvicër për fshehje të pasurisë prej 350 mijë frangash

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë