Në rajonin e MPB Shkup, gjatë periudhës së fundit janë regjistruar disa vepra penale të “mashtrimit”, të cilat janë kryer ndaj personave të moshuar.
Autorët, po i mashtronin personat e moshuar duke iu telefonuar dhe duke u prezantuar si zyrtarë, oficerë policor, duke iu thëne se fëmijët e tyre, apo nipërit e tyre, kishin bërë aksident trafiku, dhe nga ata kërkonin para për lirimin nga ndjekja penale të fëmijëve.
Mashtruesit kontaktojnë viktimat kryesisht në telefonin fiks, por ka raste ku janë kontaktuar edhe përmes telefonit celular me numër të fshehur, dhe për të qenë më bindës, në sfond dëgjohet një zë femre që kërkon ndihmë.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe SPB Shkup informojnë qytetarët, se po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e veprave penale të raportuara, dhe apelojnë tek qytetarët të mos bien pre e këtij lloji të mashtrimeve, menjëherë të raportojnë në polici.