MASHTRIMET ME RRYMËN E LIRË | Përgjegjësi për mos pagesën e TVSh-së

    Bizneset përfituese në mënyrë të paligjshme të rrymës më të lirë, që tani janë në tregun e rregulluar për amvisëritë dhe bizneset e vogla, nga fillimi i muajit të ardhshëm do të kthehen në tregun e lirë, ose EVN do t’i shkyçë nga energjia elektrike. Fabrikat e ndryshme, zinxhirët e marketeve, farmacitë, kazinotë, kompanitë e sigurimeve, operatorët celularë, shumica e komunave. Këto janë vetëm një pjesë e atyre që e mashtruan ligjin dhe morën energjinë më të lirë. Kjo ndodhi pasi çmimi i energjisë elektrike në bursat doli jashtë kontrolli dhe u rrit në mënyrë të papërballueshme për këto subjekte juridike.

    Disa mijë konsumatorë, kaluan në tregun e rregulluar duke të përdorur energjinë elektrike të subvencionuar, si për familjet ashtu edhe për konsumatorët e vegjël. Si rrjedhojë e kostos që nuk përballohet dhe faturave të fryra, ndërmarrjet publike, komunat, kompanitë private përmes kompanive të tjera kanë kaluar nga një treg i lirë në një treg të rregulluar të energjisë elektrike. Në këtë mënyrë ata po përpiqen të kursejnë një pjesë të faturave tepër të larta të energjisë elektrike. Ata i dërgojnë kërkesë EVN-së që t’i kalojnë matësit tek subjekti tjetër, dhe në këtë mënyrë të paguajë energjinë elektrike me të njëjtin çmim si amvisëritë.

    11 MIJË PËRFITUES TË PALIGJSHËM TË RRYMËS SË LIRË

    Kompetentët thonë se ky trend është vërejtur, që nga muaji mars dhe deri më tani rreth 11 mijë subjekte janë transferuar nga tregu i lirë në tregun e rregulluar. Komisioni Rregullator ka njoftuar të gjitha institucionet për këtë kalim joadekuat për të cilin janë realizuar edhe inspektimet adekuate.

    Nga Ministria e Ekonomisë thonë që në muajin mars, se si dikaster dhe qeveri së bashku me Komisionin Rregullator për Energjetikë, kanë Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Policinë Financiare për abuzimet e kryera nga institucionet dhe kompanitë që kalojnë nga tregu i hapur në atë të rregulluar të energjisë elektrike.

    “Pres që të dyja institucionet të veprojnë në përputhje me ligjet, që të mos i lëmë të bëjnë dëme shtesë. Tashmë është marrë vendim nga Qeveria që e obligon furnizuesin universal EVN Home që nga 1 dhjetori të përjashtojë nga tregu i rregulluar dhe të transferojë menjëherë në tregun e hapur të gjithë ata që kanë shkelur Ligjin për Energjetikë dhe janë transferuar në mënyrë të paligjshme nga tregu i hapur në tregun e rregulluar të energjisë elektrike”, thotë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

    PËRGJEGJËSI PËR TVSH-NË

    Sipas tij, në ligjin për energjetikë nuk thuhet në mënyrë të prerë që një filial i hapur nga një kompani nuk mund të marrë përgjegjësi në pjesën e pagesës së faturave të energjisë elektrike, por në pjesën e pagesës së TVSH-së. Ai mendon se ka keqpërdorim dhe DAP dhe Policia Financiare janë përgjegjëse për këtë. Andaj edhe duhet të bëjnë kontrollet e duhura sepse në pjesën e tregut të rregulluar është 5 për qind e TVSH-së, ndërsa në tregun e hapur është 18 për qind. Pjesa në diferencën e TVSH-së, shton ai, do të ndikojë negativisht në përllogaritjet e bëra nga Komisioni Regullator për Energjetikë për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike pas 1 janarit në tregun e rregulluar, e me këtë edhe në faturat që paguajnë qytetarët. Paraprakisht me mijëra kompania filluan që nga muaji shkurt, për të ardhur deri tek rryma më e lirë në vështirësi të paguajnë rrymën më të shtrenjtë në tregun e lirë, i kanë transferuar matësit e rrymës ndaj personave fizik, apo në firmat e tjera të të njëjtit pronar.

    30 MILIONË EURO PËR IMPORT

    Në ndërkohë, nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, sqarojnë se për shkak të trendit të kalimit nga tregu i lirë në atë të rregulluar të energjisë elektrike, i cili fillimisht filloi me komunat, nga 30 qershori i këtij viti është bërë import i paplanifikuar i energjisë elektrike prej 30 milionë euro. Mirëpo duke filluar nga 1 korriku e deri më tani, deri në fillim të nëntorit, nuk është bërë një import i tillë i rrymës.

    Kjo sasi e energjisë elektrike, sipas numrit një të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, në vend që Elektro Ekonomia e Maqedonisë t’i vendoste në tregun e rregulluar me çmim prej 48 euro për megavat orë, i orientoi për të plotësuar nevojat e ndërmarrjeve komunale dhe kompanive të tjera që fillimisht filluan trendin e migrimit nga tregu i lirë në një treg të rregulluar.

    EEM ka mundur ta shesë këtë sasi të energjisë elektrike në tregun e lirë me çmime shumë më të larta. Andaj është mirë që ky trend do të ndalet pas një vendim të veçantë , ku të gjithë të jenë në atë pjesë të tregut ku realisht edhe duhet të jenë , thekson Bislimovski. Ai përkujtoi se shumica e komunave në vend, për të ulur shpenzimet e tyre për ndriçim publik, kanë formuar kompani më të vogla që merren me ndriçimin publik, e më pas kjo ka vazhduar me kompanitë në vend. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Ekonomia gri dhe mungesa e punëtorëve në Maqedoni, sfidë për tregtinë

    Lajmi i rradhës

    Komuna e Dibrës ka ulje drastike të buxhetit, nuk ka interes për ndërtime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë