Komuna e Dibrës ka ulje drastike të buxhetit, nuk ka interes për ndërtime

    Gjatë këtij viti ka një ulje drastike të të ardhurave në buxhetin komunal të Dibrës në krahasim me vitin e kaluar. Në sektorin për financa pranë pushtetit vendor theksojnë se afro 10 herë të ardhurat janë më të ulëta meqë është ulur interesi për ndërtime. Kjo situatë drejtpërdrejtë ka ndikuar në realizimin të investimeve kapitale në komunë.

    Kjo situatë është debatuar edhe në seancë të Këshillit të Komunës Dibër. Udhëheqësi i sektorit për financa Qazim Qormemeti ka informuar se këtë vit janë inkasuar në buxhetin komunal nga pagesat për ndërtime të objekteve vetëm 3 milionë denar, kurse vitin që kaloi 33 milionë denarë. Sipas tij kjo ka ndikuar në planifikimet dhe realizimin të projekteve kapitale në komunë. Në debatin u përfshi edhe kryetari i komunës Hekuran Duka i cili shtoi se investitorët gjatë këtij viti kanë investuar në ndërtimin e banesave kolektive por jo në nivelin e vitit të kaluar.

    “Janë investime të kompanive dhe përcaktimet e tyre i vendosin ata. Qëndron fakti se vitin e kaluar në buxhetin komunal janë paguar më shumë mjete se sa gjatë këtij viti. Përcaktimi për të investuar në ndërtesat kolektive është vendim i investitorëve”, tha kryetari i Dibrës, Hekuran Duka.

    Sipas tij dëshira e pushtetit vendor është të bëhen investime edhe në sfera të tjera por kjo nuk varet nga pushteti vendor por nga investitorët. Komuna ka ofruar të gjithë kushtet për të gjithë investitorët, por vendimet janë të investitorëve.

    Përndryshe, kur është në pyetje buxheti i komunës Dibër ai është modest dhe pa investime nga të cilat komuna përfiton, nuk mund të ndërmerr realizim të projekteve kapitale. Pikërisht ulja drastike e mjeteve nga komunalet ka penguar realizimin e shumë projekteve që ishin planifikuar për vitin 2022. Prandaj udhëheqësia e pushtetit vendor ka ndërmarr aktivitete plotësuese sidomos në aplikime të ndryshme për të përfituar projekte që kanë të bëjnë me investimet dhe marrjen e donacioneve.

    Kriza me pandeminë dhe tani edhe ekonomike si duket është shkaku kryesor që dukshëm ka një rënie të investimeve edhe në sektorin e ndërtimtarisë. Edhe vet investitorët me të cilët biseduam e që merren me ndërtimtari thonë se kriza ekonomike ka goditur edhe këtë sektor. Prandaj ka një ulje të investimeve meqë edhe interesimi për blerjen e banesave është në rënie. Të pakët janë dibranët të cilët ndërtojnë objekte individuale për banim dhe si shkaqe për këtë problem paraqiten migrimi masiv problemet financiare të popullatës, etj. /koha/

    Lajmi Paraprak

    MASHTRIMET ME RRYMËN E LIRË | Përgjegjësi për mos pagesën e TVSh-së

    Lajmi i rradhës

    MUZEU I ALFABETIT | Institucioni pa energji elektrike dhe me llogari të bllokuar bankare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë