Maska, sfidë e pashmangshme e nxënësve

    Edhe në gjysmëvjetorin e dytë të procesit mësimorë, prezenca fizike me maska është sfidë e pashmangshme e nxënësve. Shumica e tyre ankohen për vështirësitë gjatë mësimit rreth mbajtjes së maskës, që disa e konsiderojnë si “frikë” se mos vallë ndonjë nxënës apo arsimtarë është i prekur nga Kovid-19. Kjo frikë vazhdon të jetë prezent, pasi që edhe vetë stafi arsimtarëve e pohon një gjë të tillë. Shumë prej nxënësve e kanë tepër problematike formën e të dëgjuarit dhe kuptuarit të mësimit, ashtu sikurse e dimë që klasat janë në numër të madh dhe pjesa e mesme dhe e fundit e nxënësve në klasë e kanë tepër vështirë të dëgjojnë ashtu sikurse duhet. Profesori Naser Miftari, për KOHA, thekson se masat në përgjithësi shkaktojnë tepër vështirësi sidomos tek nxënësit.

    “Masat në shkollë, sidomos në orë të mësimit janë tejet të vështira. Duke mos e komentuar aspektin epidemiologjik, pasi që për ekspertët ndoshta këto masa janë të arsyeshme, por te nxënësit paraqet një personalitet tjetër, sepse paraqet problem didaktikë-pedagogjik sidomos për ata nxënës në fund dhe në mes të klasës pasi nuk mund ta dëgjojnë mësimin e orës ashtu sikurse duhet dhe ky problem është pohuar nga shumë kolegë të tjerë”, deklaron Miftari. Ai po ashtu sqaron se frika që tashmë është prezent nga Kovid-19 ka prekur edhe nxënësi pasi ata nuk ndjehen të qetë në ambientet shkollore.

    Ndërkaq nga Ministria e Arsimit theksojnë se numri i nxënësve dhe mësimdhënësve që mungojnë në ditë në shkolla është dikur rreth 0.02 për qind, që sipas tyre nuk do të thotë se mungojnë të gjithë për shkak të arsyetimeve të infektimeve me virusin korona dhe se prej tyre mungojnë për arsye të tjera. “Si Ministri kemi komunikim të përditshëm me të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme. Numri i mësuesve dhe nxënësve që mungojnë në të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme është rreth 0.02 për qind në ditë, që nuk do të thotë se janë të gjithë të sëmurë me Kovid-19”, tha ditë më parë ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.

    Ai po ashtu për mediat ka thënë se autoritetet arsimore të vendit do të respektojnë vendimet e Komisionit për Sëmundje Infektive lidhur me procesin arsimor, e që beson se është ende herët për të ndjekur mësimet pa maska, ose me ndonjë veprim tjetër shtesë. Shaqiri bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin edukativo-arsimor që të ndjekin rekomandimet për mbrojtje nga Kovid-19 dhe jashtë shkollave sepse, siç theksoi, sipas anketave epidemiologjike, ka raste kur personat kanë rezultuar pozitiv dhe kanë thënë se kanë pasur kontakte me njerëz të tjerë. Ndërkaq lidhur me reagimet e disa prindërve se si pjesë e rekomandimeve është që të hapen dritaret gjatë orëve të mësimit, por edhe mbajtjes së maskave, Shaqiri tha se ajrosja e klasave duhet të bëhet gjatë pushimeve dhe se rekomandimet të respektohen. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria lidh marrëveshje për lule mbi 47 mijë euro

    Lajmi i rradhës

    Deputetja shqiptare në Parlamentin e RMV-së e cila ka mbaruar studimet me notë mesatare 10.00

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë