Mbahet seanca e parë për rastin “Parcelat në Vodno”, Gruevski e Kamçev në mesin e të akuzuarve

    Rasti “Parcelat në Vodno” i ulën në bankën e të akuzuarve ish partnerët e biznesit, Sasho Mijallkov dhe Orce Kampçe. Të dy bashkë në vepër të mundshme kriminale, dhe bashkë u sollën nga burgu i Shutkës . Përveç tyre, të akuzuar janë edhe nëna e Kamçevit, azilanti politik, Nikolla Gruevski i cili do gjykohet në mungesë si dhe personat Nenad Josifoviq dhe Risto Novaçevski. Prokuroria tha se ka prova të padiskutueshme, por edhe dëshmitarë që do konfirmojnë se Gruevski ka blerë parcela, ndërsa si pronarë formal ka shkruar njerëz të tij të afërt. Përveç parcelës prej 11 mijë metra katror në Vodno, që më pas ua ka shitur familjes Kamçev, ish kryeministri ka pasur parcela edhe në Krushevë, ndërsa ka dashur të ndërtojë edhe shtëpi në Vodno në stilin e tij të njohur gjatë qeverisjes së tij, Barok.

    Ky rast ndoshta asnjëherë nuk do hapej nëse nuk ishin “bombat” që u publikuan. Gruevski ishte kryeministër më shumë se 10 vjet. Ai e mbante veten si person që nuk ka pasuri, se jeton në banesën e nënës së tij, nuk ka automobil, vetëm atë që ka kursyer nga rroga. Ai posedon prona që e ka fituar gjatë mandatit, por atë e ka shkruar në emër të tjerëve. Këtë do e dëshmojmë me dëshmitarë që kanë blerë prona në emër të kompanive që janë të specializuara për këtë – tha Lile Stefanova, prokurore.

    Avokati i Sasho Mijallkovit vlerëson që Prokuroria nuk mund të dëshmojë paramendim te ish drejtori i DSK-së për pastrim parash dhe ndihmë që ia ka dhënë Gruevskit, që ai me 1,3 milionë euro nga arka e partisë VMRO DPMNE të blej pronë përmes kompanive of-shor.

    Nuk ka elemente ligjore të qenies së veprës penale e as faj. Nuk ka logjik as juridike e as njerëzore – u shpreh Zvonko Davidoviq- avokat i Sasho Mijallkovit.

    Mbrojtja e Kamçevit përsëri fokusin e vendosi në shëndetin e tij. Ata kanë siguruar dokumentacion mjekësor nga kardiologët se gjendja e tij mund të përkeqësohet për shkak të kushteve në qelinë e Shutkës.

    Nga ajo që e kam si informacion deri në këtë moment, konsideroj që Orce Kamçev nuk ka kurrfarë faji. Në këtë drejtim, kemi përgatitur edhe ekspertizë ekonomike me të cilën e pohojmë këtë – deklaroi Elenko Millanov- avokat.

    Prokuroria ka kërkuar që gjykata të gjithë të akuzuarit t’i shpall fajtorë ndërsa prona të konfiskohet. Gjykimi do të vazhdojë të hënën, kur të akuzuarit duhet të prononcohen nëse ndjehen fajtorë ose jo./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shkelje të ligjit për marrëdhënie pune | Inspektorati: 148 punëtorë të paparaqitur

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski e nënshkroi Dekretin për Ligjin për investitor strategjik për ndërtim të autostradave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë