Mbetet në fuqi ndalesa për mbajtjen e mjekrës në ushtri

    Pjesëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut duhet të jenë të rruar, dispozita që u ndalohet të mbajnë mjekër mbetet në fuqi. Por ata mund të mbajnë mustaqe.

    Gjykata Kushtetuese sot nuk ka iniciuar procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së paragrafit 7 të Rregullës për marrëdhëniet në kryerjen e shërbimit të Armatës së Maqedonisë, të miratuar në korrik 2012 nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

    Paragrafi i kontestuar thotë se personeli ushtarak që shërben në Ushtri duhet të jetë gjithmonë i veshur mirë, i rruar dhe me flokë të prera.

    “Kaçurrelat priten mesatarisht, deri në mes të veshit dhe flokët nuk duhet të bien mbi veshët dhe jakën e veshjes, domethënë nuk duhet të arrijnë mbi buzën e kapelës apo beretës. Ai nuk duhet të mbajë mjekër dhe nëse mban mustaqe duhet të jetë 0,8 centimetra e gjatë nga buza e sipërme dhe nuk duhet të shtrihen përtej saj. Flokët nuk duhet të jenë më të gjatë se 5 centimetra”, thuhet në dispozitën e kontestuar.

    Iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij paragrafi është Shoqata për zhvillimin e rinisë për interes publik nga Dibra.

    “Kërkuesit deklarojnë se çështja e mbajtjes së mjekrës është ligjërisht e lejueshme sipas Kushtetutës dhe Konventës Evropiane dhe një dispozitë e tillë përbën ndërhyrje në të drejtën e jetës private. Thuhet se është absurde që nuk ka ndalim të mbajtjes së mustaqeve, ndërsa ndalim absolut për mbajtjen e mjekrës”, njoftuan nga Gjykata Kushtetuese.

    Lajmi Paraprak

    Pep Guardiola shijon një rekord të tmerrshëm për herë të parë në karrierën e tij si trajner

    Lajmi i rradhës

    Rekomandohet ashpërsim i kontrolleve dhe dënimeve për shkelësit në trafik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë