Mbeturinat “grindin” banorët dhe kryetarin! I kërkojnë të mos hidhen në Osllome, Dehari nuk di se ku t’i çojë

    Ndërmarrja Komunale e Kërçovës së fundmi ka nisur që mbeturinat t’i hedhë në hapësirat e xeherores së Osllomesë, e më pas t’i mbulojnë me dhe.

    E njëjta gjë ka ndodhur edhe para dy vitesh, por u ndal pas protestave të banorëve të zonës. Tash që po përsëritet, ata thonë se për ndotje u mjafton termocentrali i Osllomesë, e nuk duan që të helmohen dyfish edhe me mbeturina.

     “Për disa vite me radhë i hedh këtu duke e ditur se sa i dëmshëm është helmi i këtyre mbeturinave, ne kemi reaguar që ta ndërpresim hedhjen e mbeturinave këtu se një helm e kishim të TEC Osllomesë, ku oxhaku punon pa filtra disa dekada me radhë dhe helmin e dytë ende më të rrezikshëm që e sjellë komunaleci dhe e hedh këtu në afërsi të fshatrave”, Sheip Dervishi, kryetar i bashkësisë lokale Garan.

    Banorët thonë se mbeturinat që hidhen janë mbeturina nga qyteti, sepse në fshatra nuk mblidhen nga ndërmarrja komunale.

     “Nëpër fshatrat tonë, Cërvicë, Garan, Shutovë, Premkë, nuk i marrin mbeturinat por i bijën mbeturinat e qytetit dhe i hedhin këtu, edhe pse ky territor është i fshatrave tonë”, tha Feto Fetoja, kryetar i bashkësisë lokale Premkë.

    Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari, thotë se në qytet mbeturinat janë problem 40-vjeçar, dhe se sipas tij, që nga viti 2013 po mundohet për zgjidhjen e problemit. Shprehet po ashtu se revolta e banorëve është më shumë politike.

     “Nga gjendja që e krijojnë vetë banorët duke hedhur mbeturina vend e pa vend, brenda shtëpisë, brenda përroit, brenda rrugës në skaj të rrugës, lokale e regjionale dhe krijojnë një lloj deponie të pakontrolluar. Ne bëjmë zgjidhje bazuar në elaborate që në gërmadhat e termocentralit ku në një mënyrë tanimë ofrojmë edhe sekretimin e të gjitha atyre pjesëve të cilat konsiderohen se janë të dëmshme dhe ta menaxhojmë për një kohë të caktuar deri në fillimin e funksionimit të deponive rajonale. Në këtë rast fatkeqësisht një pjesë e bashkësive lokale, konkretisht e kam vërejtur në fshatin Garanë më shumë i ngjajnë një strukture politike se sa të zgjedhur për t’u marrë me zgjidhjen e problemeve lokale, theksoi  Fatmir Dehari, kryetar i komunës së Kërcovës.

    Dehari tha se hedhja e mbeturinave në hapësirat e xeherores së Osllomesë është zgjidhje e përkohshme e arritur në bashkëbisedim me disa bashkësi lokale. Kjo sepse siç pohon për një vit pritet të nis me punë

    deponia rajonale afër Manastirit. Banorët të prerënë vendimin e tyre. Thonë se kanë informuar edhe institucionet tjera relevante dhe nëse nuk merren masa do të dalin në protestë, andaj kërkojnë që Dehari të respektojë marrëveshjen e nënshkruar më 15 shkurt 2020. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Hidrocentrali në Reçicë të Madhe kundërshtohet nga aktivistët e mjedisit (Video)

    Lajmi i rradhës

    Çfarë ndodh kur ushqimi hyn në mushkëri?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë